• |
ide | kryesore

Spoti i nxehtë/ Ilda Bejleri shpërthen me “modelin e saj të gazetarisë”

Arkiva, Paparazzi
ilda bejleri.jpg



Bukuroshja e Digitalb, Ilda Bejleri provokoi një debat me koleget e saj kur foli me përçmim për punën e Hygerta Sakos dhe Enkelejda Zekos, dy gazetaret sportive përkatësisht në TVSH dhe Neës24.  “Nuk shoh ndonjë gjë që mund të marr, apo të kopjoj nga këto gazetare. I respektoj për punën që bëjnë, nuk janë modeli im i gazetarisë” ishin fjalët që tha kur iu kërkua një mendim, e ftuar tek Rudina Magjistari. Bejleri e la me kaq dhe nuk iu përgjigj sulmeve që i erdhën nga Hygerta Sako apo gazetare të tjera, që e thumbuan për modelin e saj të gazetarisë. Por këto ditë, në Digitalb ka nisur transmetimi i një spoti, ku protagoniste është pikërisht bukuroshjanë fjalë. Disa nga fotot që ka shkëputur Lapsi.al japin vetëm një ide të “modelit të gazetarisë” për të cilin foli Bejleri. Dhe kur vjen puna te ky model gazetarie, kush e ka më mendjen te futbolli?.