• |
ide | kryesore

Shpërthen presidenti i Napolit: E gjithë skuadra ishte kot, trajnerin nuk e kuptoj

Arkiva, Sport
110455473-Aurelio-De-Laurentiis-SPORT-large_trans_NvBQzQNjv4BqZgEkZX3M936N5BQK4Va8RQJ6Ra64K3tAxfZq0dvIBJw.jpg



Aurelio De Laurentiis i befason të gjithë. Doli në mikrofonin e Premium Sport dhe sulmoi praktikisht të gjithë: “Një skuadër pa dëshirë, përveç Insigne”. Nuk mbetet jashtë kritikave edhe trajneri Maurizio Sarri: “Nuk i kuptoj disa zgjedhje të tij dhe nuk do t’i them se cilat dhe nuk do tja them asnjeriu. Po them vetëm se çdo vit jam duke shpenzuar dhe në fund të sezonit e shoh që shumë lojtarë nuk kanë luajtur kurrë. Nuk mund të luash gjithmonë me linjën e lartë. Edhe taktika duhet të ndryshojë ndonjëherë. Megjithatë në Napoli do të jetë një tjetër muzikë. Ndoshta pa incidentin e Milik do të kishim parë një tjetër ndeshje sot” – tha De Laurentiis./lapsi.al/