• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kush është spiunia që vrau vëllain armik të diktatorit Kim Jong Un

Arkiva, Planet
vlcsnap-00074_5.jpg



Kjo vajzë është një prej të dyshuarave për vrasjen e Kim Jong-Namit, vëllait nga babai të udhëheqësit koreanoverior Kim Jong-Un, të martën në aeroportin e Kuala Lumpurit. Bëhet fjalë për një 29-vjeçare me pasaportë vjetnameze, e cila u arrestua pasi u identifikua pas kqyrjes së kamerave të sigurisë. Pamjet tregojnë se ajo ishte e vetme në momentin e sulmit dhe ishte e veshur me një bluzë me mbishkrimim “LOL”, që nënkupton “të qeshurën me të madhe”. Më herët, sherbimet inteligjente koreanojugore thanë se 2 vajza të dyshuara se si autore të vrasjen e Kim Jong Namit, ishin qëlluar për vdekje vetëm pak minuta pas ngjarjes, po në aeroportin e Kuala Lumpurit. 

Kjo është edhe skema e publikuar nga autoritetet koreanojugore e momentit të vrasjes.

Trupi i vëllait të madh të udhëheqësit komunist koreanoverior po i nënshtrohet autopsisë, për të nxjerrë shkaqet e vërteta të vdekjes. Dyshohet se vajzat që e sulmuan, që mendohet se janë agjente të fshehta koreanoveriore, i kanë injektuar helm në trup. Por është ende e paqartë nëse helmin ia kanë hedhur me spraj në fytyrë apo me gjilpërë të helmuar.

Kim Jong Nam, 45-vjeç u vra në terminalin e nisjeve në aeroportin e Kuala Lumpurit, teksa priste të nisej drejt Makaut. Ai udhëtonte me një pasaportë që mbante identitetin e gjysmëvëllait tjetër të tij, Kim Chol. Sipas mediave ndërkombëtare, personat e një profili të lartë shoqëror në Korenë e Veriut udhëtojnë jashtë vendit me identitete të rreme.

Autoritetet malajziane thanë se nga Pjongiangu ka ardhur kërkesa për të tërhequr trupin e Kim Jong Namit. Por dorëzimi do të bëhet pasi të mbarojë autopsia. Mediat koreanoveriore nuk e kanë njoftuar publikun vendas për vdekjen e tij, pasi konsiderohet si një çështje me ndjeshmëri të lartë politike. 

Konflikti për pushtet mes dy vëllezërve është i njohur. 46-vjeçari e ka quajtur regjimin e gjysmëvëllait të tij Kim Jong Un si “shaka”. Kim Jong Nam konsiderohet si një person i afërt me Pekinin zyrtar. 

Në Korenë e Veriut zhvillohen këtë javë ceremoni festive, pasi më 16 shkurt kremtohet ditëlindja e ish-diktatorit Kim Jong Il, babai i udhëheqësit aktual komunist Kim Jong Un, i ndarë nga jeta në vitin 2011.