• |
ide | kryesore

VIDEO/ Spektakël i Real Madrid dhe Bayern Munich në Champions League

Arkiva, Sport
dfgfth.jpg



Real Madrid ka fituar betejën e parë ndaj Napolit në Ligën e kampionëve, duke i mposhtur 3-1 italianët në ndeshjen që u zhvillua në Santiago Bernabeu. Karim Benzema (19’), Toni Kroos (49’) dhe Casemiro (54’) shënuan për ekipin e Zinedine Zidane, të cilët përmbysën rezultatin ndaj Napolit, që kaluan të parët në epërsi përmes Lorenzo Insignes në minutën e 8-të të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër të së mërkurës Bayern Munich ka fituar betejën e parë ndaj Arsenalit. Gjermanët fituan thellë 5-1 përballë anglezëve në Alianz Arena. Arjen Robben (11’), Robert Lewandowski (53’), Thomas Muller (87’) dhe Thiago Alcantara (56’ e 63’), shënuan për natën magjike të djelsmoshave të Carlo Ancelottit, derisa golin e nderit për Arsenalin e shënoi Alexis Sanchez.

Ndeshjet e kthimit zhvillohen në 7 mars.