• |
ide | kryesore

“Rama dhe Gjushi si ISIS” Berisha flet në protestë për betonin në Durrës

I pakategorizuar
auto_zbulimi_durres_11486536825.jpg


Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako se me urdhër të Edi Ramës po shkatërron qytetin bregdetar. Në fjalën që mbajti në çadrën e protestës përballë kryeministrisë, Berisha tha se Durrësi po shkatërrohet njësoj si Palmira, duke krahasuar Dakon dhe Ramën me ISIS-in.

“Unë ju them këtu se Gjushi është një mafioz që nxin 24 karat. Ky mafioz lokal në atë zonë nuk do guxonte të priste qoftë edhe një degë peme pa urdhrin e këtij kryebanditi që rri këtu (i drejtohet godinës së kryeministrisë) dhe mbush xhepat me paratë e shkatërrimit të Durrësit. Këta po e shkatërrojnë Durrësin si ISIS, Palmirën”,- tha Berisha nga çadra e protestës.

Duke vijuar akuzat, ish-kryeministri tha se Vangjush Dako është vetëm një vegël që përdoret nga Rama. “Ju e dini mirë që Gjyshi është një vegël, e dini mirë se si e kapi banda dhe e nxori për veshi në dritare. ka vetëm një detyrë, ti çojë qesen me para çdo të dielë Ramës”, tha Berisha.