• |
ide | kryesore

Trendi i ri, qukat tatuazh në fytyrë!(FOTO)

Arkiva, Stil
2939fc61f0a873b4dcf19fd96b9531a4.jpg



Fiksimi i fotografëve me modelet me quka dhe shfaqja e personazheve publike si Kylie Jenner me quka në fytyrë, solli atë që njerëzit nuk po e konsiderojnë më si “difekt” që nuk është, dhe madje u kthye ne trend.

Në Instagram po publikohen shumë foto të fytyrave me quka tatuazh. Ka nga ato që bëhen me bojë kafe pa shumë pigment, dhe duken si të jenë natyrale, por edhe nga ato që bëhen aq simetrike dhe të theksuara, sa duken qartë se janë thjesht një tatuazh.

Nëse deri dje guxohej deri tek pikturimi i tyre me laps vetash, tani është e qartë se fytyrat “qukse” janë kthyer në fiksim.