• |
ide | kryesore

PAMJE TE RENDA/ Vogëlushja e vrarë nga ISIS prek ushtarët, fotot bëjnë xhiron e botës

I pakategorizuar
3E5225D800000578-0-image-a-110_1489657591771-634x381.jpg


KUJDES PAMJE TE RENDA

Ky është momenti prekës kur disa ushtarë irakienë kanë shpërthyer në lot pasi mbuluan trupin e një vajze të vogël të vrarë nga militantët e ISIS.

Trupi i 4-vjeçares u vendos në një varr masiv me 24 viktima, shumica e të cilëve fëmijë, në qytetin verior të Irakut, Mosul.

Fotot shokuese tregojnë të miturën të mbështjellë me batanije dhe disa ushtarë të ulur në tokë që qajnë pranë vendit ku varrosën të vrarët. 

Imazhet hedhin dritë mbi realitetin e tmerrshëm të sundimit të ISIS në qytetin e copëtuar nga lufta.

Forcat qeveritare irakiane u përpoqën të rrethojnë Qytetin e Vjetër të Mosulit për ta marrë sërish nga militantët e ISIS. Ushtria dhe forcat e sigurisë kanë korrur fitore domethënëse në ditët e fundit që pas aksioneve të marra në tetor.

Por lufta pritet të bëhet edhe më e ashpër me militantët e ISIS që po përpiqen të mbajnë bastionet e tyre të fundit në Irak.