• |
ide | kryesore

Përmbyset autobusi me 50 nxënës, 3 të vdekur dhe 28 të plagosur

Arkiva, Planet
auto_C8Y3bW_W0AEm9J21491127081.jpg



Një autobus në të cilin po udhëtonin 50 nxënës është përmbysur sot në një rrugë në Suedinë Veriore.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetë 3 persona dhe 28 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas policisë nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.

“Dimë vetëm që autobusi doli jashtë rrugës”, tha zëdhënësja e policisë Marie Andersson.

Aksidenti ndodhi pranë qytetit të Sveg në Suedinë veriore, shkruan “RT”. /LAPSI.AL/