• |
ide | kryesore

Aktorja Melanie 7 vjet me kirurgji plastike (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
melanie-2-768x886.jpg



Aktorja amerikane Melanie Griffith, teksa ka dëgjuar kritikat në adresë të saj është penduar për ndërhyrjen kirurgjikale që ka bërë në fytyrë.

”Unë nuk e kuptoja derisa njerëzit thanë – Oh zot, çfarë ka bërë ajo?’ Isha aq e lënduar që po i dëgjoja gjithë e më shpesh të tilla gjëra, saqë shkova te një mjek për të hequr të gjitha ndërhyrjet që kisha bërë në të kaluarën. Fatmirësisht, tani ndihem më normale”, ishin fjalët e saj për Porter.

59-vjeçarja ka kaluar 7 vite duke bërë ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë, pasi kishte frikë nga plakja. Së fundmi, Melanie ishte pjesëmarrëse në episodin e dytë të filmit Fifty Shades of Grey, ku vajza e saj Dakota Johnson ishte protagoniste kryesore./opinion.al

mm-3