• |
ide | kryesore

Fshihet reklama e “Pepsit”, u cilësua si ofenduese (Video)

Arkiva, Paparazzi
104385867-kendall-jenner-pepsi-1.jpg



Pasi u cilësua nga fansat si reklama më ofenduese, “Pepsi” vendosi që ta hiqte përfundimisht videon me modelen Kendall Jenner nga “YouTube”.

Marka bëri një deklaratë ku u kërkonte falje shikuesve, duke sqaruar se reklama e re “nuk qëlloi në shenjë”.

“Pepsi” po përpiqej të projektonte një mesazh ndërkombëtar uniteti, paqeje dhe mirëkuptimi. Është e qartë se humbëm shënjestrën dhe kërkojmë ndjesë. Nuk kishim ndërmend që të ndiznim asnjë çështje serioze. Po tërheqim përmbajtjen dhe po ndalojmë çdo hap të mëtejshëm. Gjithashtu kërkojmë ndjesë për vendosjen e Kendall Jenner në këtë pozicion”, thuhet në deklaratën zyrtare në “Pepsi”-t.