• |
ide | kryesore

Kanceri në mitër i merr vajzën dhe gruan, Pierce Brosnan tregon vuajtjen

Arkiva, Paparazzi
23495691e8eba9e676f71113648ae78a.jpg



Në vitin 1991, Cassandra Brosnan humbi jetën për shkak të kancerit në mitër. 22 vjet më vonë, e bija Charlotte ndërroi jetë për shkak të së njëjtës sëmundje.

Që atëherë, Pierce Brosnan nuk e shikon dot botën me optimizëm. Aktori i njohur 63-vjeçar rrëfeu për “Esquire” gjurmën e pashlyeshme që i kanë lënë në jetën e tij humbja e gruas dhe e së bijës, nga e njëjta sëmundje.

“Besomëni, nuk e shikoj gotën gjysmë plot.”, u shpreh ai, “Qeni i errët i melankolisë është i ulur pranë meje gjatë gjithë kohës.” Pas vdekjes së Cassandra-s, Pierce u martua me gruan që ka tani, Keely Shaye Smith, me të cilën ka dy fëmijë: Dylan-in, 20 vjeç dhe Paris-in, 16.