• |
ide | kryesore

ISIS e merr përgjegjësin për sulmet e dy viteve të fundit në Europë

I pakategorizuar
sfsdgdf.JPG


Përmes një videoje të publikuar nga faqet që kontrollohen nga grupi terrorist ISIS, terroristët kanë krijuar një kolazh të sulmeve terroriste që kanë ndodhur në Europë, përfshirë sulmet e para që ndodhën në vitin 2015 e deri në 2017’ën

Në këtë video montazhë, ISIS ka publikuar fotografi dhe pamje të të gjitha sulmeve të kryera deri më tani në Europë, për të cilat, e merr përgjegjësinë e plotë. 

Që nga viti 2015 kur i ashtuquajturi Shteti Islamik e filloi fushatën terroriste kundër vendeve të Perëndimit e deri më 2017’ën, mijëra persona kanë pësuar nga këto sulme vdekjeprurëse. 

Tri sulmet e fundit që tronditën Europë, si ai i Shën Petersburgut, ku u vranë 13 persona, sulmi i Londrës që i la 5 të vrarë dhe sulmi terrorist në Stockholm, ku u vranë 4 persona, janë gjithashtu pjesë e videomontazhës që ISIS e merr përgjegjësinë e plotë për vrasjet.

Gazeta Express për shkak të përmbajtjes së rëndë të videomontazhes, ka prerë vetëm disa pamje të kësaj videoje, për të cilën ISIS tregon se ishin ata prapa secilit sulm terrorist në Europë.