• |
ide | kryesore

VIDEO/ Fëmija 6 vjeç merr pjesë në krimet makabre të ISIS

I pakategorizuar
sdgdf.JPG


Është shfaqur një video propaganduese dhe e tmerrshme e ISIS, në të cilën shihet një djalosh gjashtëvjeçar duke asistuar në prerjen e kokës se të burgosurve.

Djaloshi, i cili ka të vendosur një shami të zezë dhe rroba ushtarake kamuflazh, mbanë një fjalim përderisa mbanë në duar dy thika.

Pas kësaj ekzekutuesit i afrohen atij dhe marrin thikat për t’i prerë kokat e të burgosurve në Siri.

Para vrasjes, djaloshi kërkon paqe nga Profeti Muhammad dhe Allahu për ekzekutuesit dhe përfundon fjalimin me fjalinë “Tradhtaret dhe vrasësit e tyre të mos takohen kurrë në ferr”.

Pas vrasjes trupat e të burgosurve lihen në afërsi të lumit.

Kjo video rrëqethëse besohet që është xhiruar së fundmi në vendin e ISIS në Raqqa në Siri.