• |
ide | kryesore

Ngjashmëria e pabesueshme e vajzave të ciftit Jennifer-Alex(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
a4a9e38db8a3e52e6abd75a79c226ec6.jpg



Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez tashmë e kanë kaluar lidhjen e tyre në një stad më konkret.

Pasi 47-vjeçarja ia prezantoi partnerin 42-vjeçar të ëmës, erdhi koha që edhe dy vajzat e tyre të njihen dhe të bëhen shoqe.

Dje, J. Lo publikoi në Instagram foton e dy vogëlusheve duke ngjallur qindra mijëra reagime. Në foto shfaqet vajza 12-vjeçare e Alex-it, Natasha, teksa mban në shpinë vajzën e Jennifer-it, Emme-n, 9 vjeç. Shumë komentues shkruajnë se dy vajzat duken si të jenë motra.

Jennifer ka edhe një djalë, vëllain binjak të Emme-s, Max, fryt i martesës së saj me Marc Anthony-n. kurse Rodriguez ka edhe një vajzë më të vogël, Ella-n 8-vjeçare, me ish-bashkëshorten Cynthia Scurtis.