• |
ide | kryesore

Aktori shqiptar në ‘Fast and Furious 8’:Sa u pagova për këtë film

Arkiva, Paparazzi
fast-and-furious-8.jpg



Marko Caka, aktori shqiptar së fundmi shfaqet dhe në filmin “Fast and Furious 8”.

Në një intervistë për Panoramën, ai ka treguar detaje rreth eksperiencës në sheshxhirim . Marko luan rolin e një polici, për të cilin u përzgjodh midis shumë kandidatëve. “M’u propozua nga agjencia që mbulon shërbimet e mia, e cila rezumenë time ia sugjeroi produksionit Universal dhe ata bashkë me drejtorët vendosën të bëhem pjesë e Fast 8.”-tregon ai.

Edhe pse shpeshherë konsiderohet si një tabu, Caka ka folur dhe përsa i përket pagesës në film, duke na dhënë kështu një ide sesi funksionon: “Zakonisht paga e çdo aktori është transparente nëpër filma, por unë po them për pagesën ditorë të xhirimeve në Atlanta, e kam pasur pagë neto 680 euro dita bashkë me pjesën e tatimit.”