• |
ide | kryesore

Times: Pse ISIS përdori armë kimike mbi të burgosurit e vet

Arkiva, Planet
download.jpg


ISIS ka eksperimentuar mbi të burgosurit armë kimike të cilat ka në plan ti përdorë kundër Perëndimit.

Gazeta britanike Times ishte ajo që publikoi lajmin, bazuar në disa domunete të gjetura në universitetin e Mosulit, të çliruar pas luftës së trupave irakinene.

Sipas këtyre dokumenteve, ISIS ka testuar helme të forta kimike mbi të burgosurit dhe ata kanë vdekur mes vuajtjesh, ndonjëherë edhe pas 10 ditësh.

Helmet e eksperimentuara kanë qenë të tretshme në ujë dhe duket se plani është të perdorën në qytetet perëndimore për helmime masive të banorëve.

Sipas Times, ISIS ka krijuar një celulë me ekspertë kimike në të ashtuquajturin kryeqytet të tij në “Raqa” të Sirisë. /LAPSI.AL/