• |
ide | kryesore

Tjetër goditje për ISIS, vritet lideri Baghdadi

Arkiva, Planet
C_2_articolo_3083473_upiImagepp.jpg


Shteti Islamik (ISIS) konfirmoi vdekjen e liderit Abu Bakr al Baghdadi.

Sipas një njoftimi të shkurtër të shpërndarë nga ISIS, Baghdadi është zëvendësuar nga një “Kalif” i ri.

Në deklaratë, ISIS i kërkonte luftëtarëve të tij të qëndronin të fortë dhe të mos të dorëzoheshin. Lajmi u bë i ditur nga televizioni irakian Sumaria, i cili citon burime nga guvernatori irakian në Mosul, qytet që u çlirua ditën e diel pas 9 muaj luftime.