• |
ide | kryesore

VIDEO/ Skënderbeu përmbys gjithçka, ka shpresë te kualifikimi

Arkiva, Sport
plaku-470x263.jpg



Skënderbeu po luan në këto momente ndeshjen e kthimit të turit të tretë kualifikues të Ligës së Europës ndaj Mllada Boleslavit. Miqtë kaluan të parët në avantazh që në minutën e 18-të. Janosh vjen pas shpinës së Micit dhe me një goditje të bukur e dërgon në rrjetë një top të futur në zonë. Në pjesën e dytë korcarët u treguan më kërkues dhe barazuan në minutën e 55-të. Mici fiton penallti për Skënderbeun pas një pasimi të zgjuar nga Gavazaj. Sabien Lilaj merr përsipër dhe nuk gabon duke e dërguar topin në rrjetë. Barazon Skënderbeu. Korcarët kaluan në avantazh në minutën e 83-të me anë të Plakut. Sulmuesi merr një pasim në zonë nga Muzaka dhe tenton goditjen e cila devijohet dhe përfundon në rrjetë. Tashmë po luhen minutat shtesë pasi takimi përfundoi 2-1 njëlloj si në ndeshjen e parë.