• |
ide | kryesore

Trump gati të përgjigjet me zjarr, Tillerson: Nuk ka kërcënim të afërt nga Koreja e Veriut

Arkiva, Planet
BDE002E1-C281-4077-AF4F-FCA4A6D6125C_w1023_r1_s.jpg



Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson deklaroi se nuk ka ndonjë kërcënim të afërt nga Koreja e Veriut ndaj ishullit Guam të Paqësorit, pavarësisht pretendimit të Penianit se po shqyrton planet për ta rrethuar me zjarr këtë territor amerikan.

Zoti Tillerson foli me gazetarët gjatë fluturimit në Guam të mërkurën, pas një ditë retorike të nxehtë midis Uashingtonit dhe Penianit. Sekretari i Shtetit qëndroi në ishull për një furnizim me karburant pas një vizite në Azi.

“Unë mendoj se presidenti po i dërgon një mesazh të fortë Koresë së Veriut në gjuhën që kupton Kim Jong Un, i cili nuk duket se e kupton gjuhën diplomatike”, tha Rex Tillerson.

Në një deklaratë të lëshuar herët të mërkurën, Agjencia Shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, tha se forcat e armatosura po “shqyrtojnë me kujdes” një plan për sulm me raketa në Guam. Në bazat ushtarake amerikane në territorin e ishullit në Paqësor, besohet se është i vendosur arsenali më i madh bërthamor amerikan, jashtë Amerikës kontinentale.

Zhvillimet pasuan një ditë të ngarkuar me retorikë të ashpër ndërmjet Ëashingtonit dhe Phenianit. Presidenti amerikan, Donald Trump, bëri një paralajmërim të ashpër ndaj Koresë së Veriut, duke theksuar që nëse ajo vazhdon të kërcënojë Shtetet e Bashkuara “do të përballet me një zjarr dhe furi të tillë, që bota nuk e ka parë ndonjëherë.”

“Mendoj se presidenti thjesht dëshironte të ishte i qartë për regjimin e Koresë së Veriut se SHBA ka aftësi të padiskutueshme për të mbrojtur veten, se SHBA do të mbrojë veten dhe aleatët. Mendoj se ishte e rëndësishme që ai të përcillte këtë mesazh për të shmangur çdo llogaritje të gabuar nga ana e tyre,” tha Rex Tillerson.

Në një postim në Tëitter, Presidenti Trump tha se arsenali bërthamor i Amerikës është më i fortë se kurrë.