• |
ide | kryesore

Sulmi me bombë në Londër/ Policia zbulon detaje të sulmit dhe ngre alarmin për një sulm tjetër

Arkiva, Planet
lodnor .jpg



Terroristi që u përpoq të hidhte në erë sot një metro të stacionit “Parsons Green”, në Londër është shpallur në kërkim nga policia. ‘Daily Mail’ njofton se anti-terrori britanik është vënë në ndjekje të terroristit, dhe zbulon detaje për armatimin e tij. Anti-terrori dyshon se bombarduesi është i armatosur me thikë. Dyshohet se ai mund të ketë lënë edhe mjete të tjera shpërthyese në këtë zonë.

Paisja e përpunuar në mënyrë artizanale, nëse do të aërrite të spërthente siç duhej, do të kishtë shkaktuar dhjetra të vrarë, ndryshe nga ajo çfarë ndodhi. Kujtojmë se nga ky sulm u plagosën 22 persona, mes tyre edhe një djalë 10 vjeç.

Policia i ka vënë terroristit nofkën “bombarduesi me kovë”, pasi sikurse bëjnë me dije mediat vendase, bomba ishte ndërtuar me një qese plastike në brendësi të një kove të bardhë dhe me disa drita, si ato të zbukurimeve për Krishtlindje. Kjo lloj bombe është e ngjashme me ato që postojn terroristët e Shtetit Islamik (ISIS) në faqet e tyre të internetit.

Burimet e sigurisë thanë mes të tjerash se terroristi kishte një orë me zile, ndërsa pasi la kovën brenda trenit, iku para se të shpërthente. Një oficer në vendin e ngjarjes i tha ‘MailOnline’ se: ‘Ne besojmë që ka dhe një bombë të dytë dhe një njeri që lëviz lirshëm me thikë’. Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan u kërkoi londinezëve të tregohen të kujdesshëm. /LAPSI.AL/