• |
ide | kryesore

Amerikanët demonstrojnë forcën, fluturojnë 10 avionë luftarakë mbi Gadishullin Korean

Arkiva, Planet
flota ajorre .jpg



Një flotë avionësh amerikanë, japonezë dhe koreanojugorë, të armatosur rëndë, fluturuan mbi Gadishullin Korean për të demonstruar forcën ndaj Koresë së Veriut, në përgjigje të lëshimit të raketave balistike nga vendi komunist.  

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Pentagoni, mbi 10 aeroplanë praktikuan aftësitë e tyre sulmuese, duke lëshuar predha në një poligon të Koresë së Jugut.

Ndërkohë, komanda amerikane e Paqësorit njoftoi se është e gatshme t’i përgjigjet çdo kërcënimi në Azi-Paqësor në momentin që do të urdhërohej.

Manovrat u zhvilluan si kundërpërgjigje ndaj lëshimit të një rakete me rreze të mesme veprimi mbi Japoninë, të premten nga Koreja e Veriut. Kjo raketë ishte e dyta që fluturonte mbi territorin japonez në më pak se një muaj. /LAPSI.AL/