• |
ide | kryesore

Sulmet terroriste/ Kulla Eiffel blindohet me mur xhami

Arkiva, Planet
kulla .jpg



Kulla Eiffel do të rrethohet nga një mur i madh xhami anti-plumb. Kjo masë është marrë pas disa sulmeve të përsëritura në zona turistike, në Paris.

Një nga përgjegjësit e kullës ikonike parisiene konfirmoi lajmin. Sipas zyrës së Kryebashkiakes, Anne Hildalgo, puna për barrierën e re do të fillojë pas pak muajsh. Baza e saj tashmë është rrethuar me një gardh metalik, ku pritet të ngrihet muri prej xhami.

E përditshmja franceze “Le Parisien” njoftoi se kostoja e këtij projekti do të arrijë rreth 20 milion euro.

Edhe pse pjesa më e madhe e turistëve të pyetur rreth këtij projekti janë pozitivë, disa mbajnë qëndrime të tjera.

“Nëse dikush është i vendosur për të sulmuar, ai do ta bëjë sido që të jenë kushtet. Prandaj nuk mendoj se barriera e re do të ndihmojë,” u shpreh një turiste për BBC. /LAPSI.AL/