• |
ide | kryesore

Merkel kundër Trump: Jo ndërhyrje ushtarake ndaj Koresë së Veriut

Arkiva, Planet
merkel .jpg



Kancerlarja gjermane, Angela Merkel u shpreh kategorikisht kundër ndërhyrjes ushtarake në Korenë e Veriut. Kjo deklaratë e Merkel vjen një ditë pas fjalës së Donald Trump në mbledhjen e OKB-së, ku ai u shpreh se SHBA-të janë gati t’a shkatërrojnë tërësisht Korenë e Veriut.

Merkel u shpreh se Gjermania mbështet përpjekjet diplomatike dhe se është tërësisht dakort me vendosjen e sanksioneve ndaj Koresë komuniste.

Përgjigjen e saj për Deutsche Welle, Angela Merkel e mbylli me frazën: “Këtu kemi qartësisht mendime të ndryshme nga ato të Presidentit amerikan.”

“Unë jam kundër një kërcënimi të tillë. Dhe më duhet të them për vete e për Qeverinë Federale edhe se: “Ne e quajmë çdo lloj zgjidhjeje ushtarake absolutisht të papërshtatshme dhe mbështesim përpjekjet diplomatike”. Ato duhen çuar përpara me këmbëngulje. Për mendimin tim, në këtë kuadër edhe sanksionet dhe vënia në jetë e këtyre sanksioneve janë përgjigjia e duhur. Por gjithçka tjetër në lidhje me Korenë e Veriut e konsideroj të gabuar. Dhe prandaj këtu kemi qartësisht mendime të ndryshme nga ato të Presidentit amerikan”.

/LAPSI.AL/