• |
ide | kryesore

Opozita bllokon parlamentin/ Berisha largohet nga seanca

I pakategorizuar



Kryeministri Sali Berisha u largua nga parlamenti, ndërsa deputetët e PD-së kishin bllokuar foltoren brenda në sallë. Duket se ish kreu i demokratëve ia ka lënë Lulzim Bashës dhe të tijve përballjen me Edi Ramën brenda në parlament.
Në dalje, në një prononcim për media Berisha gjithsesi foli për gazetarët. Ai tha se “po del e qartë si drita e diellit çdo ditë se Shqipëria është në darën e tmerrshme, në sundimin e plotë të drogës, qeveritarëve të drogës dhe qeveritarëve të krimit. Dua tu them se ajo që shpërtheu në Elbasan dy herë, në mos tre, më agressive është në Shkodër. Qytet nga i cili po ikin biznesmenët, po ia dorëzojnë krimit. Në Shkodër bëjnë ligjin killer dhe trafikantë”.
“Vlorën e patë vetë në çfarë katandisje është. Më pyetët për deklaratën: deklarata ime është kjo, Shqipëria ka në krye kreun e Meduzës së krimit të organizuar. Për mua kryekumbari i Shqipërisë është Edi Rama sepse kur iu kërkua të mos vendosë Artur Bushin, e vendosi. U tha shqiptarëve se burrë më të ndershëm se Elvis Roshi nuk ka. Është Edi Rama që zhgrryhet përditë me Don Lalën” u shpreh Berisha.