• |
ide | kryesore

Raporti/ 120 shtetas shqiptarë ishin pjesë e ISIS

I pakategorizuar


120 shtetas shqiptarë janë bërë pjesë e luftë së ISIS gjatë viteve të fundit. Kjo shifër është publikuar sot nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjatë forumi në Shkodër me temë: “Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”.

Ndërkohë gjatë vitit 2017 numri ka qenë zero, për shkak të ndërhyrjes në kohë të strukturave shtetërore dhe miratimit të një legjislacioni të ashpër kundër personave që nxisin ekstremizimin apo shkojnë në një luftë jashtë vendit.

Në forum u diskutua më tej edhe për trajtimin e personave të kthyer në vend, si një problem i mprehtë që kërkon angazhim më të madh, për t’i rehabilituar jo vetëm ata, por edhe familjet e tyre.

/LAPSI.AL/