• |
ide | kryesore

EMRAT/ Kush i vodhi zgjedhjet në Korçë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së, Ervin Salianji denoncoi nga Kuvendi me emra të gjithë ata që sipas tij, janë përfshirë në procesin e zgjedhjeve të mbajtura me 25 qershor, me qëllim favorizimin e Partisë Socialiste.

“Në më shumë se 20 qendra vonimi në Korçë nuk u zhvillua procesi normal. Në disa prej tyre votimi nisi shumë me vonesë. Qytetarët e kërcënuar nuk dilnin në votime.

Në Sheqeras kryetari i PS-Së person me precedent penal kërcënonte votuesit, Shkëlqim Nakroleci e ka emrin zotëria.

Në Norman, kryetari i komisionit të PS-së Bashkim Kreka kërcënonte votuesit nëse nuk votonin hapur.

Në Maliq Branvera Bekolli, fuste duar në kuti. Ajo kërkonte që të shikonte nëse është votuar për PS-në apo jo. Sot është drejtoreshë kjo.

Në lagjet e Korçë dëshmuam se si shpërndanin para nëpër banesa:

Kliton Kita drejtor i taksave në Bashkinë e Korçës.

Në lagjen 5 Enver Shahinasi drejtor i INUK.

Në lagjen 15, Andi Sula, nga zyra vendore e regjistrimit të “Pasurive të Paluajtshme”.

Në lagjen 6 Solien Prifti drejtor në Bashki.

Në lagjen 6 dhe 7 Etrika Tollkucci drejtor i ISKSH.

Në lagjen 10, Fjoralba Vukatana, drejtore e Arkivës.

Po në lagjen 10, Erjon Qylemeni, drejtor i Shërbimit Pyjor”, – u shpreh Ervin Salianji. /LAPSI.AL/ 



1 Comment

  1. Hala me keto budallalleqe merreni ju te PD .Zgjedhet iken, kush humbi e kush fitoi dihet, vini men e mos u tregoni leshko e tju ” vjedhin ” prape , se as Lapsi.al nuk ju ben derman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *