• |
ide | kryesore

Erdogan: SHBA po sakrifikon marrëdhëniet me Turqinë për një të pacipë

Arkiva, Planet



Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se SHBA po rrezikon së “sakrifikuari” marrëdhëniet e saj me Turqinë, falë ambasadorit të tyre në Turqi.

Sipas Erdogan, ambasadori amerikan John Bass është burimi i tensioneve aktuale mes dy vendeve.

“E them shumë qartësisht, është ambasadori amerikan John Bass burimi i tensioneve dypalëshe.

“Është e papranueshme që SHBA të sakrifikojë një partner strategjik si Turqia, e gjitha kjo për një ambasador të pacipë” – u shpreh Erdogan gjatë një fjalimi me tone të ashpra në Ankara.

Tashmë të tendosura prej disa muajsh, marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA, dy vende partnere në NATO, janë përkeqësuar së tepërmi pas akuzës për “spiunazh”, javën e kaluar, të një punonjësi turk të konsullatës amerikane në Stamboll.

Ai është i akuzuar nga ana e gjykatës turke për lidhje me predikuesin në mërgrim në SHBA, Fethullah Gülen, i përcaktuar nga ana e Ankarasë si truri i tentativës së grushtit të shtetit më 15 korrik 2016, dhe drejtues i organizatës terroriste FETO.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *