• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i Bashës për Ramën: Komuniteti ndërkombëtar të ka në rreth të kuq

Arkiva, Të fundit



Parlamenti është futur në një seri replikat mes Ramës dhe Bashës ditën e sotme.

Basha nga foltorja e Kuvendit ka lëshuar akuza të forta kundrejt qeverisë për drogën dhe krimin.

Duke i kujtuar deklaratat e ambasadorin Lu, për klanet dhe familjet mafioze, ai i tha Ramës se ndërkombëtarët e kanë vënë tashmë në rreth të kuq.

Dua të paralajmëroj se krimi dhe droga janë kthyer në adrenalinën e Shqipërisë. Shqipëria prodhon dhe konsumon drogë dhe krim e nënproduketet e krimit. Paratë e krimit po depërtojnë kudo, sektori i ndërtimit po bie në dorë të krimit, turizmi po bie në dorë të krimit, të dhëna tronditëse do publikohen në javët e ardhshme nga parnerët ndërkombëtarë për këto cështje. Sektori bankar në industrinë e pastrimit të parave të drogës me mbështetje të drejtpërdrejtë nga ty Edi Rama. 20 familje kriminale dhe4 klane mafioze, kam një vërejtje për ambasadorin Lu se e hapi gojën pas zgjedhjeve, por më mirë vonë se sa kurrë. Ti nuk je zgjidhja, por t’i je problemi. Partnerët i kanë dëgjuar kritikat e mija, flisnin për fara, zogj e peshq, por vetëm drogën se shikonin. Komuniteti ndërkombëtar të ka në rreth të kuq” – tha Basha.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *