• |
ide | kryesore

Faktet/ Dje dhe sot, si ndryshoi qëndrim Fatmir Xhafaj për Saimir Tahirin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama nxorri sot Fatmir Xhafajn për të sulmuar prokurorinë për shkak se ka kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit.

Ministri i Brendshëm u prononcua gjatë e gjerë mbi çështjen, pak orë para se Këshilli i Mandateve të mblidhet për të vendosur fatin e Tahirit.

Ai tha se nuk ka prova që implikojnë Tahirin dhe se prokuroria u përdor politikisht.

Fatmir Xhafaj, 20 tetor 2017: “Për sa i përket për atë që më pyetët, nëse do më pyesni nga pikëpamja ligjore, nga pikëpamja legale, ajo çfarë është shkruar nga prokurorët e Krimeve të Rënda dhe për aq sa unë kam lexuar, nuk është një gjë që shpreh vullnetin e ligjit dhe besueshmërinë në prova. Që do të thotë sipas meje që jemi në rastin ku segmente apo individë të Prokurorisë, po vetë-përdoren politikisht në një çështje apo në një situatë të nxehtë politike”.

Por një ditë më parë Fatmir Xhafaj kishte tjetër qëndrim për çështjen. Duke shitur imazhin e një zyrtari të profilit të lartë, ai deklaroi se Ministri i Brendshëm nuk duhet të fliste kuf let drejtësia.

Fatmir Xhafaj: 19 tetor 2017: “Nuk besoj se bëj pjesë tek ata njerëzit që kam qejf të flasë pafund dhe për asgjë. Në këtë rast kur flet drejtësia këto janë çështje që i përkasin drejtësisë, nuk ka pse flet Ministria dhe ministri.

Po çfarë ka ndryshuar nga dje dhe sot në qëndrimet e Xhafajt? Burime konfidenciale i thanë lapsi.al se hetimet e prokurorisë së krimeve të rënda dhe antimafias italiane shkojnë shumë thellë. Po ashtu, besohet se Saimir Tahiri mund të ketë materiale kompromentuese për kupolën qeverisëse, çka ka shqetësuar Edi Ramën, i cili është detyruar ta marrë në mbrojtje, ish -ministrin, për të cilin deri dje kërkonte publikisht nëpër facebook që t’i vihej përpara drejtësisë, për të zbardhur të vërtetën. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *