• |
ide | kryesore

50 mijë përgjime dhe 4 vite hetime/ Si i shkatërroi ‘Habilajt’ i penduri i drejtësisë italiane

Arkiva, Të fundit



Kanë zgjatur plot 4 vite hetimet nga autoritetet italiane për të shkatërruar një organizatë ndërkomëbëtare të trafikut të drogës.

Janë plot 50 mijë përgjime bisedash të përgjuara të cilat implikojnë anëtarët e superbandës. Operacioni “Balkan” i policisë italiane është finalizuar me 61 persona nën hetim, 28 prej të cilëve janë shqiptarë e 33 italianë dhe mijëra kilogramë drogë e sekuestruar. 

Policia italine është ndihmuar edhe nga i penduari i drejtësisë në Prokurorinë e Katanias Sebastiano Sardo, i cili ka dhënë gjithë infromacionin për aktivitetin e bandës. Ky person ka treguar gjithçka për ‘Habilajt’, njerëzit që kishin ata në Katania e Itali, si dhe aktivitetin e tyre në Itali e Shqipëri.

Ishte pikërisht ky person që nisi serinë e hetimeve disa vjeçare që sollën edhe përgjimet ku u përmend emri i ish-ministrit Tahiri.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *