• |
ide | kryesore

Kundërsulmon Tahiri/ Shigjeta ndaj prokurorëve, partisë së tij dhe mediave

Kryesore, Lajme

Saimr Tahiri i ka harruar lotët në “Opinion”, përmendjen e pavend të të birit dhe pozicionin e viktimës që përmend burgun. Pasi u trimërua duke u përballur me prokurorët në komisionin e mandateve, ish ministri tani është hedhur në kundërsulm. Prova më e fortë që nxori sot në konferencën e paralajmëruar për media ishte një vërtetim i prokurorisë së Katanias se ai nuk është hetuar kurrë në Itali për dosjen Habilaj (dokumenit poshtë).

Së pari ai ngriti tonet kundër prokurorisë që kërkon arrestim megjithëse nuk e ka marrë ende në pyetje:
“Të thirremi në një kohë sa më të shkurtër për të dhënë deklarime dhe për t’u marrë në pyetje dhe dhënë shpjegime për çdo fakt, që nga ana e organit të akuzës do të çmohet i vlefshëm dhe në ndihmë të hetimit.” Thuhet në letrën e mbrojtjes së tij.  Tahiri i shtoi edhe më shumë tonet kur tha para gazetarëve: “Do rri të dera e Prokurorisë për Krime të Rënda deri sa të më marrin në pyetje. Unë sdo largohem”.

Së dyti pasi ka nxjerë  provën e fortë në favor të tij, dhe e ka krahasuar atë me nxitimin e prokurorisë për ta burgosur vetëm 24 orë pasi është njohur me faktet, Tahiri është trimëruar edhe me deputetët. Ai i ka sfiduar të gjithëm madje edhe kolegët e tij socialiste, duke thënë se nëse besojnë se duhet arrestuar, le ta bëjnë.

Nëse ka deputet te PD, por edhe të PS qe mendojne se une duhet te shkoj ne burg i ftoj ta bëjnë këtë punë. Jam i gatshëm të përballem me të vërtetën. S’dua të dal nga kjo histori si njeriu që hajt po ia falim kësaj radhe e le të mos shkojë në burg. Deputetët e PS edhe në Këshillin e Mandateve edhe në Parlament, do mbrojnë një qëndrim që ka të bëjë me të vërtetën, jo me Saimir Tahirin, nëse ka një njeri që mendoj se unë duhet të arrestohem le të votojë që unë të shkoj në burg dhe unë do përballem” – tha Tahiri.

Së treti ish ministri i Brendëshën e ka shpallur fushatën kundër tij si një fushatë të njërzve politikë që « kanë vrarë për të mos u zbuluar se kanë vjedhur » dhe duke u nisur nga kjo ka sulmuar edhe mediat që i majnë ison atyre. « Nëse ata që bëjnë xhiron e mediave që nuk kanë lënë politikan prej nga të cilët janë paguar, unë u kam dalë në shteg për të shfryrë mbi mua hesapet e 25 viteve të fundit, me politikë të mbrapshtë, u them rrini pa merak unë do e përballoj këtë sido të jetë.” – tha Tahiri.

Në konferencën e sotme pas nxjerries së dokumentit nga prokuroria e katanias Tahiri është shfaqur më i sigurtë dhe ka shtuar trysninë ndaj prokurorisë, partisë së vet dhe mediave.

©Lapsi.al

11 Comments

  1. Eh ta lumsha. Fantastik si dikur Gjergj Dimitrovi qe u kthye nga i akuzuar ne akuzues ne procesin per djegjen e Reichstag-ut. Bravo, keshtu te do partia dhe kryetari i saj…

  2. SAJMIR KU E QOVE BYLIZIKUN E GRUAS QE TA BLEN HABILAJT JU FUTE NE PRAPANICE BESOS;SHKODRANIT,kodhelit e felajt.pse nuk lejove kontrollin.ju ktheve prap bylyzyket si veturen.ik o pirdhu.bashke me ruqin,xhafen tahirin etj.iruqi vrases,i biri i tij edhe me vrases,xhafa spiun stalini,i kines e shokve ,vellain ne kerkim per drog.rama bastard,kokpalare,qelbesir dhe keta te bejn shtet.keta vetm qenef negjmije bejn.

  3. mire mediave pacavure te tjera su ben pershtypje por as juve te lapsi ,shikoni pake me kujdes ate mender dokumente qe na paraqite saje qorri ,qe vetem leter bakalli munde te jete por jo nje dokumente serjoze i leshuar nga nje institucion si prokuroria e katanjes ne itali ,shikoni me kujdes nuk ka as date kure eshte leshuar as nr portokolli as emri i titullarit te istitucionit por mbi te gjitha as logon e prokurorise,nje njeri me dy leke mende ne koke e kupton qe kjo eshte nje farse e sajmirit per te bindur taborret e injorances shqiptare..pikerisht me kete leter bakalli saimir tahiri ofendon the me injorantin ne shqiperi dhe te mos flase per me tutje ,saimiri po te jete burre te dorzoje mandati e te lere drejtesin te beje punen e saj por jo te fshihet pas petkut te deputetit

  4. Ju drejtuesit e Lapsit ,jeni komplet gazetare amatore por te politizuar keq nga mashtruesi i kalibrit tropojan Sali Berisha,

  5. Nuk jam anetar i PS-se as nuk e njoh personalisht Tahirin,por kam bindjen e plote se e gjithe kjo zallamadi eshte e stisur dhe e orkestruar nga opozita ne krye me mjeshtrin e intriges dhe konstrukcioneve Salih Berishen i cili ka ne dore Prokurorine qe e zgjodhi vete dhe mund ti shantazhoi .Motivi i gjithe kesaj eshte pengimi i Vetingut dhe aplikimit te reformes ne drejtesi,sepse kjo kurre nuk do ndodhte po te ishte kryer Vetingu i Prokuroreve dhe gjykatesve.Keta prokurore ne krye me Llallen jane te sigurte se nuk do kalojne Vetingun,prandaj po gjuajn shqelmat e fundit me Berishen para ngordhjes.
    Asnje shqiptar normal nuk mund te amnistoje Tahirin nga pergjegjesia politike per perhapjen e kanabisit kjo pergjegjesi nuk don te thot ta burgosinpa asnje prove si trafikant droge.Me thuani ju mua kush eshte me pergjegjes per ndjekjen e krimineleve dhe trafikanteve ministri i brendshem apo kryeprokurori?Cili ka detyre te hetoje e te arrestoje? Si eshte e mundur qe Llalla dhe Hajdarmataj per kater vite nuk nxoren asnje prove dhe nuk arrestuan asnje kriminel per kanabis?Te tregojne kush i pengoi?Sa urdherarreste leshuan e nuk u zbatuan nga policia e shtetit.Si mund ti shperlajne duart keta kuaziprokurore,por keta bashke me bosat etyre te opozites e dine se nje drejtesi e pavarur,e dine se prokuroret dhe gjyqtaret qe kalojne Vetingun do tu kthehen ne radhe te pare ketyre andaj duan te bejne “revolucione demokratike” dhe te na sjellin edhe njehere situaten evitit 1997.
    Rama i ka shumicen e shqiptareve me veti andaj mos ia qani hallin.

    1. Ti avokat je rilindas 200 karat,qe thua qe sjam i ps,nuk ka me ps,por rilindje,dhe sa per ate shumicen e shqiptareve qe ka me vete ai drogaxhiu qe mbron ti,e pame shume mire te zgjedhjet,por ti je me te vetrtete qorr jo miop

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu