• |
ide | kryesore

A kishte celular në qelinë e Saimir Tahirit?

Arkiva, Lajme, Të fundit
saimir Tahiri qeli



Fotoja e Saimir Tahirit në qelinë e burgut, ku ai po drekon me të burgosurit e tjerë, Safet Bajri nga Shkodra, Klemend Balili nga Saranda dhe Klodian Selimi, një nga të arrestuarit e “grupit të zjarrit” në Lazarat ka ngritur disa pikëpyetje për trajtimin që mori ish ministri i Brendshëm në burg.

Në tryezën ku ai po drekon me të burgosurit e tjerë ka pije që shoqërojnë ushqimin. A po pihet alkol në atë tryezë? Spekulimeve iu është përgjigjur drejtoria e Burgjeve, që ka shpërndarë një njoftim, ku shpjegon se “ushqimi shërbehet gjithmonë në dhomat e të dënuarve, pasi nuk ekziston një ambient i veçantë (menzë kolektive) për ngrënien e ushqimit, por konsumohet vetëm në dhomat e tyre. Në lidhje me pretendimet për pije alkoolike, është e dukshme që në tavolinë janë shishe me ujë, si dhe gota me pije freskuese”.

Kush e bëri foton? Nëse ka qenë një prej të burgosurve të tjerë në dhomë, a do të thotë kjo se Tahiri ka mbajtur celular në qeli?

“Fotografia në fjalë ka qënë pjesë e disa fotografive të bëra nga personeli i IEVP “Kosovë e Lushnjes”, gjatë ndjekjes së një dite normale në Institucion, konform rregulloreve ne fuqi” është përgjigjia që vjen nga Drejtoria e Burgjeve e cila shpjegoi se Tahiri, Balili dhe Safet Bajri kanë qenë në të njëjtin sektor dhe ulja e tyre në një tryezë për drekë nuk ka qenë një shkelje e rregullave të burgut.



8 Comments

  1. nja 3 shishe mish / per person, i paskan shkep

    ju shkofte burgu letshem, o heronj te femijve shqiptare

    personeli i IEVP i ka kerku si favor shef Sajmes i poze, per ta var ne mur ne shpi si VIP

    ah mehdet hallit

  2. Bravo çuna . Ju jeni e ardhmja .
    Bravo pallosh bravo .
    Shiko ku e degdise Shaiperine me horrat dhe hajnat e tu .
    Mire ja punove ketij milet me premtime bombastike dhe utopike o pallosh .
    Kesaj i thone shendetesi falas per te tere dhe pastaj rripi pak e nga pak ………. hahahahahhaaaaa

  3. Berisha nuk bën asgjë pa qëllim. Kush ka ndjekur trajektoren 33 vjeçare politike të Berishës e di fort mirë se ai në krye të herës dhe kur flet nuk të sheh në sy. Sheh diku tjetër dhe larg qoftë kur e ka syrin e majtë si të ngrirë, ka shumë ligësi në trupin e tij, ligësi që shpërshfaqet në forma të ndryshme, por në shumicën e rasteve ka shpërthyer në lumenj gjaku.

  4. priten të hapen nga SPAK dosjet e “Gërdecit”, “21 Janarit”, aferës “CEZ-DIA” e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”Ha karin e malokut o shpellkar i salihut

  5. Defat rilindas, ne komente po nje du, kane. Shpif e shpif, thuaj gjerat ne nji vrime, e hsjd tu besosh ketyre komentues patronazhist we paguhen me meditje. Ne fakt, aqe meritojne per mediokritetin e mendimit qe hedhin ne koment. Lum partia qe i ka,se me kesi funderrinash ka arritur deri ketu, sa qe jane kokr e kembe per ne burg, por keta si thonj qendrojne vigjilente ne mbrojtje te deshtimit te sektit me brumin,KODOSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *