• |
ide | kryesore

Dora amerikane në SPAK/ Hetohet edhe pasuria e Saimir Tahirit

Arkiva, Kryesore, Lajme



Kur Arben Ahmetaj u shpall në kërkim nga SPAK, socialistët dhe bashkëpunëtorët e dy ministrave të Rilindjes bënin shpesh krahasim mes tyre sa i përket akuzave. Ajo që thuhej e pranohej gjerësisht ishte se vërtet Saimir Tahiri bëri burg, por pasuria e tij nuk iu prek asnjëherë.

Ndonëse prapa hekurave për një farë kohe, biznese të deklaruara e të padeklaruara të tij dhe enturazhit të ish-Ministrit të Brendshëm që kanabizoi Shqipërinë me bekimin e Edi Ramës, vijonin të punonin e rriteshin qetësisht. Ndërkohë për Arben Ahmetajn në shënjestër të SPAK është vënë edhe pasuria e tij. Zyrtarisht ndaj tij rëndojnë 3 akuza; mosdeklarimi i pasurisë, korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.

Del foto e Saimir Tahirit në qelinë e burgut, me Safet Bajrin dhe Kelmend Balilin

Por hetimit pasuror duket se nuk po i shpëton dot as Saimir Tahiri, i cili prej 4 mujsh la qelitë e burgut për ta kryer në shtëpi pjesën e mbetur të dënimit pas një vendimi të diskutueshëm të Gjykatës së Elbasanit. Një burim pranë SPAK i tha Lapsi.al se ndaj ish-Ministrit të Brendshëm ka nisur një verifikim pasuror.

Organi i akuzës së Prokurorisë së Posaçme po mbledh informacione brenda dhe jashtë vendit për të gjurmuar pasurinë e Saimir Tahirit e për të parë nëse ka fshehje apo elementë të pastrimit të produkteve të veprës penale. Duket sikur një goditje e tillë e pritshme ndaj Tahirit u paralajmërua ditën kur ai la burgun dhe kur nga selia diplomatike e Rrugës së Elbasanit nuk vonuan reagimet. Ja çfarë shkroi atëherë ish-ambasadorja Yuri Kim.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkroi Yuri Kim. Në të njëjtën gjatësi vale ishte edhe reagimi i Ambasadës së SHBA.

“Po e ndjekim me shqetësim lirimin e Saimir Tahirit dhe kërkojmë dokumentet e procesit”, thuhej në reagimin e selisë diplomatike, e cila kishte përfaqësuesit e saj në çdo seancë të gjyqit të Saimir Tahirit.

Dihet që SHBA ka një ndikim të madh ne SPAK, aq sa përmes fuqisë diplomatike ndihmoi gjithashtu në zgjedhjen e Altin Dumanit në krye. Afërmendsh që edhe ky hetim i ri ndaj Saimir Tahirit mund të jetë ndërmarrë nën influencën e tyre të mundshme. Kur u duk sikur hesapet me drejtësinë e re u mbyllën njëherë e mirë me lirimin nga burgu, për Saimir Tahirin pikërisht këtu ka nisur një telash tjetër me SPAK.

LEXO EDHE: Saimir Tahiri i lirë/ Manovra me fëmijët që e shpëtoi nga burgu

Vendimi i formës së prerë për dënimin me 3 vite e 4 muaj për “shpërdorim detyre” ndaj Tahirit u dha më 4 shkurt 2022. Ndërkohë 1 vit e 4 muaj më pas ish-Ministri i Brendshëm u lirua nga burgu pas dy eksperitzave mjeko-ligjore që arsyetonin përse ai nuk mund të qëndronte më pas hekurave për pjesën e mbetur të dënimit. Në njërën prej ekspertizës thuhej se Tahiri kishte probleme shëndetësore.

Në tjetrën shpjegohej se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk kishte kush të kujdesej për fëmijët. Siç mëson Lapsi.al edhe ekipi i tij mbrojtës e pati këshilluar Tahirin ta kryente dënimin deri në fund.

Mbase duke qenë edhe ata në dijeni të presionit amerikan, kishin parandjerë se dalja e parakohshme nga burgu nuk do të pritej mirë nga ndërkombëtarët e posaçërisht amerikanët, si investitori kryesor i reformës në drejtësi. Mbetet tani për t’u parë se si do t’i orientojë SPAK hetimet për pasurinë e Saimir Tahirit. A do të kemi një proces të dytë në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-Ministrit të Brendshëm? ©LAPSI.al



29 Comments

  1. Mehhh, te ishte per drejtesi vetem per kanabizimin dhe kriminalizimit te shoqerise qe ndodhi gjate periudhes se tij, saja do ishte ende duke marre cigare nga visi.

    Por keto jane manovra politike, po tentohet te asgjesohet plotesisht klani rival i lejfenit

      1. asgkje per tu cuditur ja dhe nje vendim i drejtesise se re
        ASKUSH NUK ESHTE MBI LIGJIN

        Në lidhje me akuzat që prokuroria kishte ngritur ndaj kompanisë ITS, Gjykata e Posaçme ka vendosur:

        1-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”;

        2-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

        3-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda”;

        Pasi e ka çliruar kompaninë nga të gjitha akuzat Gjykata e Posaçme ka vendosur edhe kthimin e pronave, që ishin vënë nën sekuestro nga SPAK, sekuestrim të cilin e kishte miratuar po vetë në mars të vitit të kaluar.

        “Bazuar në nenet 389 dhe 275 të Kodit të Procedurës Penale, heqjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, vendosur ndaj personit juridik, shoqërisë tregtare “Integrated Technology Services,” thuhet në vendim.

  2. Për bythën e Zen Sali Berishes dhe Abi Malltezit, Sali Berisha, kërkon të djegë përseri Shqipërinë.
    E dogji kur e mori më 1992.
    E dogji në 1997
    E dogji në 1998
    E dogji dhe e poqi me tritol urash, pritash e shtyllash elektriku, sa herë i afrohej zjarri në bythë.
    E dogji në Gërdec.
    E dogji në çdo protestë
    E tashti, do ta djegë përseri.
    U djegsh familiarisht o Sali Berisha, nga zjarri që po ndez vetë.Ky e beri burgun e shkoj per lesh,por salihu Llaxorja e vicidolit shetit neper tirone,spak me dy standarte.

    1. Shumë interesant ky komenti tënd me prapanicë.
      Shqipërisë i paskej ardhur e keqja që në vitin 1992 kur për herë të parë pas 47 vitesh, ranë nga pushteti njëpartiak komunistët enveristë.
      Po të vazhdonin pa ndërprerje enveristët pushtetin diktatorial stalinist, Shqipëria do të kishte pushtuar SHBA.

      1. Ore ca beri saliu me pronat e shqiptareve te konfiskuara nga regjimi ? I ktheu mo ? Apo akoma ?

        O lule, mos na beni si ëngjell neper portale.
        Dhe ta them si nje anti socialist dhe anti komunist, familja e te cilit ka perjetuar krimin e eterve te Edi Rames dhe qe po e perjeton dhe sot me forma te reja “te modernizuara”

        Uleni steken o PD-ista se ju kane ne xhep te huajt edhe pse po ju thone te beni si demokratiksa qe te shpetoni bythen tuaj. Kujton se kemi lindur ne hënë ? Jo re jo i kemi perjetuar edhe bythqimilliqet tuaja.

        Kur doli rama ne 2016 te thote qe ceshtjet e pronave jane mbyllur nderkohe qe te gjithe ishim ne proces gjyqsor, Saliu nuk nxorri gjysem fjale nga goja.

        Meqe na beni si konservatore te thekur

          1. O kari merri ti ilaçet se sje me kembe pertoke. Ok ? Parazit

  3. Haaaa sikur nuk i dijme ku i ka dhe agrobizneset apo vilat ne Hamallaj. Aman kush beson me tek sekuestro e pasurive mbi gjakun e popullit

    1. Po pra denohen , bejne ca jave burg , edhe gezojne shume miliona euro qe vune nga zyrat e ministrave ku i emroi ky popull qe kerkon drejtesi , se kate ja japin voten disa me qejf , disa me pahir edhe disa e shkembejne me ndonje 50 ose 100 euro . Veshtiresi e madhe me gjet se kush e kanabizoi vendin ,kush i dha konçesionet me dy tre fish te çmimeve , kush i ndertoi inçeneratoret etj etj … Thjesht jane milionat qe i mbyllin gojen kujdo qe i vjen ndesh madje deri te funksionaret e larte te ambasadave dhe
      te fbi per fundojne nderet , favoret madje edhe valixhet me euro ose dollare sipas vendit nga jane.
      SPAK , duhet te percaktoj demin e shkaktuar dhe te gjej ku jane parate e shqiptareve pastaj te propozoj denimet me burg.

  4. Per Salen e mprehu briskun edhe Blinken pore ja ……. o njemileksh i xhaxhit Enver.
    Nje dite duhet te kuptoj Populli Shqiptar qe propoganda e ish Sgurimit te Shtetit eshte shume e ndyre gjithmon e ka fain saliu po kaq budallej na beni sa nuk duroheni me.
    Po kur te Vdes Saliu kush do e ket fain.
    E majta Shqiptare ka qeverisur plot 66 vite ndersa Partia Demokratike ka qeverisur 13 vite dhe propoganda flet qe vetem Demokratet e kan fain e deshtimit te Shqiperis. O pika qe sju bjer a e kuptoni qe na ngelen Femijet rrugeve te Botes e u boshatis Shqiperia o mjeran mavi.

  5. Shqiperia eshte per momentin ”fidanishte e krimit nderkombetar” dhe per kete dora amerikane nuk e gjen pergjegjese kurre qeverine, me po te njejtin kryeminister per 11 vite.

    Pasojat e krimit dhe produktet e tij duhen luftuar gjithsesi, por nuk eshte se zgjidh shume pune te shikojne se mos terhoqi ndonje 10 mije lekeshe Saimir Tahiri ne banke !

  6. “S’e jap më dorëheqjen për Shkëlzenin”, Berisha harron akuzat: Arritjet më të mëdha i kemi me Metën!Ketu eshte nje kucke lepirse bythesh qe e quan veten t,sa here flitet per salihun ai tregon fytyren e kurves qe ka ne shtepi,tani ky cecen serb t qe per pune ka vetem nje qellim te shkerdheje motren vajzen mamin per ta shtuar rracen e ndyre serbe ne vicidol qe salihu e zeni ta perdorin per te ruajtur bythen e vet.

  7. Tahiri eshte pronar i Fermes 100 dhe te gjithe tokave perreth.

    U be si praktike bej ca vite burg dhe gezo pasurine e vendosur me droge dhe krime e hajdutllik.

  8. Eshte mese normale qe te hetohet pasuria e cdo zyrtari qe akozohet apo denohet. Duhet nje veting edhe ne politik. Nqs gjyqtaret e pyesnin edhe per shpin e vjerrit, imagjinoni keta te politikes. Se keta jan edhe skandaloza. Thot Salike Bejleri jam i paster e i ndershme e nderkoh dhendri i vet, pa ju dridhur qerpiku fare, fut doren ne xhep e paguan 120 mij eruo per nje dit prenotim te stadiumit, nga llogaria personale. Djali i vet me televizion privat. Lere pastaj keta qe jan ne pushtet. Duhet veting per pasurit e politikaneve se na can trapin, kan lek em thas sa paguajn televizione e papagalla anal-ista qe dalin e bertasin duke shtremberuar te vertetat e duke i car trapin njerezve gjith diten neper tv.

  9. E para forcë politike që futi dhunshëm metodën e “pezhishkave” në partitë tona, ishte Partia Demokratike. Nuk kishte strukturë lokale apo qendrore, të mos kishte rrjetin e vet të “pezhishkave”, dëgjuesit, regjistruesit, transmetuesit, vepruesit, dhe komanduesit e vet. Në Shqipëri nuk konceptohet dhe nuk mund të funksionojë dot politika pa përfshirë rolin dhe rëndësinë e rrjetit të “pezhishkave”.

    1. Emo pezhishke po Sali bith qiri paska ber namet duke vjedhur me Qeverin e tij ku nje kilometer rruge u bente me 700 mij euro po keta pedofilet mavi qe e bejne nje kilometer rruge 20 milion euro si ti quajme engjell.

  10. Rilindja dhe Rama kanë bërë namin dhe po bëjnë akoma këtu patronazhistët akoma ju la ngelë karrocat te Sala. Nëse deri tani dhe etika vetë nuk i ka gjetur gjë atij dhe familjes së vetë do të thotë që çdo gjë e kanë bërë me punën e tyre private.Nuk janë si Rama e kompani që po vjedhin paratë e shqiptarëve dhe duke bërë afera korruptive pa zbatuar asnjë ligj.Shikoni kush i fiton tenderat.Kush i ka PPP.Kush djegsat.Kush janë futur në burg. Të gjithë nga rilindja. Dhe Aspaku si vegël e Ramës hap hetime për çështje që janë gjykuar se e si që të tregojë që ka pasur korrupsion e vjedhjeve gjatë qeverisjeve të PD!!!! Berisha aq korrekt e ndershëm ishte sa të priste k…t po t’i ndodhte kur ishte kryeministër o dhe kur ka qenë president.

  11. më sulmoni si cubat të fshehur pas makinave; nuk do ja arrini kurrë dhe për asnjë arësye…

    Nuk kam as frikë e as droje; cubat godasin pas shpine, trimat dalin përballë… Jam shumë më i fortë se ju mendoni…Cubat e Lumneshit te salih karaxhicit mbas kaq kohesh e bene ate per te cilin jane paguar nga parate e boronicave te shkelzenit,frika ne palce e familjes berisha nga gerdeci e 21 janari,i dhunuari Zefi flet me fakte.Fleje neper kanale o Emigrant se dhe fjalet vijne ere mut salihu dhe atje ku jeton

  12. Me këtë rast është mirë që ai të kthehet dhe të ruajë paratë për avokatët, se nuk besoj se Shkëlzeni e ndihmon më me lekë në këtë proces. Atij i duhen për vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *