• |
ide | kryesore

Pas fjalimit për Tahirin, Rama me avion privat në Emirate

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama, ka nxituar dje pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, drejt Rinasit ku një avion privat priste për ta çuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe. Mbledhja e PS, ku do të vendosej për qëndrimit ndaj kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish numrit dy të qeverisë, Saimir Tahiri, u zhvillua më herët se zakonisht dhe shkak ka qenë udhëtimi i planifikuar i kryeministrit.

Kështu, me të mbaruar ligjëratën hamletiane për ish ministrin e Brendshëm, Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, u nisën për vizitën zyrtare në Emirate.

Sot, zyra e kryeministrit, bëri me dije se Rama u takua me Kryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum me të cilin disktuoi për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore të Emirateve të Bashkuara që të lidhë dy vendet.

Nëse ky projekt realizohet shpejt, mund të kursehen disa para nga udhëtimet me jet privat të kryeministrit.©lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *