• |
ide | kryesore

(VIDEO) Itali/ Sekuestrohen 1 milion euro drogë dhe prangosen tre shqiptarë

Arkiva, Lajme, Të fundit



1 milion euro drogë u sekuestruan në Ferrara të Italisë pas një operacioni policor, ku në pranga janë vënë pesë persona, tre prej tyre shqiptarë.

Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë Vital Meco 43 vjeç, Tonin Bibaj 33 vjeç dhe Alfred Gjoka 36 vjeç, ndërsa dy të tjerët Joaquin Martinez 37 vjeç dhe Nour Eddine Benazzi 43 vjeç.

120 kg drogë u gjetën të fshehura në një kamion mallrash që transportonte mandarina, portokall dhe shegë. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se marijuana ishte transportuar nga Spanja dhe destinacion ishte tregu italian.

Në momentin e arrestimit, kamioni drejtohej nga spanjolli Martinez, ndërsa marokeni Benazzi ishte pasagjer. Tre shqiptarët po prisnin ngarkesën. Hetimet vazhdojnë, pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *