• |
ide | kryesore

Kush janë deputetët e PS-së që do të ‘mbrojnë’ sot Tahirin në Kuvend

Arkiva, Të fundit



Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare për të diskutuar mbi imunitetin e deputetit Saimir Tahiri. Në sallën e Kuvendit ndodhen dy raporte të dala pas dy mbledhjeve maratonë të Këshillit të Mandateve, ku PS kërkon hetim për Tahirin, ndërsa opozita kërkon arrestimin e tij.

Në seancën e sotme do të diskutohet një orë jashtë rendit të ditës, ku diskutantë do jenë gjatë deputetë të PS dhe gjashtë të PD. Nga PS do të flasin deputetët Edi Rama, Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledar Çuçi, Klotilda Bushku, Vasilika Hysi.

Kurse nga radhët e PD do flasin deputetët Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Flamur Noka, Ervin Salianji.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *