• |
ide | kryesore

Rama, ‘pronari’ i qeverisë fajëson gazetarët për dështimet e tij

Arkiva, Të fundit



Cili prej jush do pranonte që pronari ta çonte në burg me idenë që mbase dikush nga ju ka vjedhur ndonjë mikrofon? Cili?” Kjo ka qenë një ndër fjalitë e shumta me të cilën Edi Rama u është drejtuar gazetarëve, duke bërë një krahasim me atë që po ndodh me Tahirin me këtë shembull.

Rama në këtë pikë bën një paralelizëm të pavendtë duke u krahasuar me pronarët privatë të televizioneve. Kështu, ai duket se e sheh veten si një pronar të qeverisë, i cili vendos se kush duhet të shkojë dhe kush nuk duhet të shkojë në burg. Në këtë mënyrë Rama merr rolin e gjykatës.

Këtë qëndrim ai e përforcon se këtë gjë nuk e vendos gjykata, por Kuvendi dhe Komisioni i mandateve, të cilat përbëhen në shumicë nga deputetët e PS.

Rama u nxori inatin gazetarëve të cilët po e bezdisnin me pyetje për çështjen ‘Tahiri’. Ai nuk u përmbajt fare, por degjeneroi në oferndime ndaj tyre.

Siç duket për ‘pronarin’ e qeverisë, gazetarët e kanë fajin. Por gazetarët ishin ata që ia mbyshën Ramës parlamentin me kriminelë? Gazetarët ishin ata që ia lidhën ish-ministrin e Brendshëm me trafikanë droge? Gazetarët ishin ata që e mbollën kanabis në të gjithë vendin?

Ramës i ka plasur në dorë bomba e Tahirit dhe fajëson kë të mundë, gazetarët, opozitën, drejtësinë, madje edhe prokurorët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *