• |
ide | kryesore

Arrestohet vlonjati i kërkuar për prostitucion

Arkiva, Lajme
prostitucion-640x356.jpg



Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit është arrestuar këtë të premte në qytetin e Vlorës.

Në prangat e policisë ka rënë Ledio Zykaj, 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka një masë arresti me burg nga një gjykatë italiane.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit kundër trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës së tyre për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Ndërkombëtar:

Ledio (Ferdinand) Zykaj, 46 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar, sepse Gjykata e Catanzaros, Itali i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprën penale ”Pjesmarrje në organizatë kriminale për qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, parashikuar nga neni përkatës i Kodit Penal Italian.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *