• |
ide | kryesore

Itali, shqiptarit i gjendet kokainë dhe heroinë në makinë e shtëpi me vlerë 500 mijë euro

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë mëngjesit të djeshëm, karabinierët italianë në zonën e Olbia-s, kanë arrestuar 52-vjeçarin shqiptar, Malo Ramazanin, banues në Olbia. Nervozizmi para karabinierëve ka bërë që të dyshojnë, se përse nuk dëshironte kontrollin e mëtejshëm të makinës.

Karabinierët kanë bërë një kontroll të detajuar të automjetit, rezultojë se kishte fshehur 1.5 kg heroinë, të ndarë në tre qese. Pas kësaj karabinierët kanë kontrolluar edhe shtëpinë e shqiptarit, ku kanë gjetur 1.2 kg kokainë.

Droga e sekuestruar nga autoritetet italiane, kap vlerën e mbi gjysmë milioni euro. I arrestuar është vënë dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, dhe gjendet në burgun e Sassari-Bancalit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *