• |
ide | kryesore

Rama dëshmon LIVE para “prokurorit” për Tahirin: Ai nuk është skuth

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Padiskutim që do të shkoj të dëshmoj për Tahirin”. Me këto fjalë e nisi kryeministri Edi Rama rrëfimin për çështjen “Tahiri” i ftuar në studion e Arian Çanit në emisionin “Zonë e lirë”. Petkun e prokurorit të Krimeve të Rënda e veshi vetë Arian Çani ndërsa Rama tha se do të “thoshte të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”.
“E kam takuar për herë të parë në fushtën për Tiranën në vitin 2003. Kur u zgjodha kryetar i PS-së më ka dërguar një email me disa ide për ringritjen e Partisë Socialiste. A e ndihmoi Gramoz Ruçi në ringritjen brenda PS-së? Gramoz Ruçi është zero krenarist.
Për arrestimin e babait të tij. Nuk më ka kërkuar asgjë. As në atë rast.
Çdo berr varet nga këmbët e veta. Çdo burrë varet nga vendimet dhe veprimet e veta. Djali nuk mban përgjegjësi për babain dhe as e kundërta. Por edhe nëse do të ishte dënuar dënuar babai nuk do fajësoja të birin.
E ngushëllova për tritolinnw farmacinë e tw atit.
Janë nxjerrë 6 urdhër-arreste. Falë gjykatës nuk u provua akti terrorist.
A ka përgjuar Tahiri në rastin e IMSI-Catcher? Tahiri nuk është skuth. Kush e akuzon atë për përgjime të paligjshme duhet të jetë skuth për vete” – tha Rama. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *