• |
ide | kryesore

Shantazh nga Tahiri? Rama nxjerr detaje nga takimi: E thirra unë, ishim vetëm

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë detaje nuga takimi që pati me ish-ministrin Saimir Tahiri kur prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij. Sipas Ramës ka qenë një takim normal ku Tahiri kishte shpjeguar rrugën që do të ndiqte.
“Kemi pasur një diskutim normal dhe me konsensus të plotë. Ai i qëndroi asaj që do të ndiqte rrugën e tij dhe unë asgjë nuk mund ti ofroja përveç rrugës që zgjodhi. Ishim vetëm. Takimin e thirra unë” – tha në emisionin Zonë e lirë.
I pyetur përse ndryshoi qëndrim për çështjen Tahiri kur një ditë më parë kishte thënë “të veprojë drejtësia” dhe një ditë më pas e kishte mbrojtur.
“Unë nuk ndryshova qëndrim. Në fillim thashë “drejtësia”. Pastaj kur pashë përgjimin kam mbajtur qëndrimin. Kur pamë dhe masat ekstreme. Morëm dhe masën e ndarjes së Tahirit nga Partia Socialiste” – tha Rama.
A i bëri shantazh Tahiri Ramës kur tha “nuk keni parë asgjë akoma”?
“Nuk i komentoj ato që thotë ai. Por ajo frazë u komentua nga ata që gjuajnë “mish njeriu”. A më shantazhoi? Ka vetëm një njeri që më shantazhon. E thashë është Zaho kur thotë: “Nuk shkoj të fle sepse dua Spiderman-in”.
Rama ka sqaruar edhe takimin me Tahirin kur plasi skandali i makinës së përdorur nga Habilajt.
“Kemi folur edhe në 2015-ën për këtë çështje. I thashë: “Pse nuk thua që makinën e ke bërë ushqim për qentë që nuk po të ndahen”. Kur ka dalë çështja kemi diskutuar gjerë e gjatë. Kemi miratuar në moment idenë e tij që ai të shkonte direkt në prokurori. Në vitin 2015 prokuroria e ka hetuar çështjen dhe nuk ka gjetur gjë. SHISH nuk më thanë asgjë dhe asnjëherë nuk më sjellë informacion zyrtar për lidhje të ministrit të brendshëm me trafikun. Nazeraj është një tjetër person është një tjetër kërkim i dënuar për mitmarrje me disa shokë të tij. Si mund t’ju besohet këtyre personazheve që tani duan të bëhen heronj. Deri pardje nuk kishte asnjë provë për Tahirin. Prokuroria italiane nuk ka sjellë asgjë. Nuk ka prova. Është një muhabet rruge mes dy kriminelësh” – tha Rama. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *