• |
ide | kryesore

Tahiri do të kthehet në prokurori për një seancë tjetër pyetjesh

Arkiva, Lajme, Të fundit


Falenderimi që i bëri Saimir Tahiri prokurorëve në fund të seancës së pyetjeve ka qenë i parakohshëm. Hetuesit nuk kanë mbaruar punë me ish Ministrin e Brendshëm, të cilin e akuzojnë për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe korrupsion.
TV Klan bëri me dije se prokurorët kanë ndërmed ta thërrasin sërish ish ministrin për një seancë tjetër pyetjesh. Alibia e tij, se nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës nuk i ka bindur. 38 vjeçari qëndroi për më shumë se 2 orë të premten përballë prokurorëve dhe në fund i falenderoi duke premtuar se do të jetë gjithnjë në dispozicion.
Grupi hetimor ka në duar një dosje voluminoze për Saimir Tahirin, të cilin trafikantët e përmendin disa herë në përgjime.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *