• |
ide | kryesore

Kolonia e Artit 2017/ Shqipëria e mesme në telajo

Planet



Kolonia e Artit UET 2017, dje ka nisur zyrtarisht edicionin e katërt të “udhëtimit” në telajo nëpër Shqipërinë e Mesme. Me kurator Bujar Kapexhiun dhe pjesëmarrjen e piktorëve të njohur dhe të rinj ky vit pritet të thyejë stigmatizimin mbi Shqipërinë e mesme, duke mbërritur njëkohësisht edhe në qëllimin kryesor të pikëtakimit mes brezave, atyre të traditës dhe piktorëve bashkëkohorë. Bukuritë e natyrës, gjeografike por edhe diversitetit nëpër rrethinat e qyteteve, shtrirë prej lumit Shkumbin, Peqin, Durrës, Kavajë, Krujë, Ndroq, Yzberisht, Shën Gjergj etj janë disa nga vendet që pritet të shkelin piktorët duke kthyer në telajo jo vetëm natyre, por marrë ngacmime edhe nga kultura, trashëgimia e monumenteve që shpesh lihen në harresë, por edhe në ndonjë befasi të mbuluar nga ferrat, prej moskujdesit.

Mjeshtrit e traditës shihen kështu në një fokus specifik për të lënë gjurmë, por edhe për të shpallur ekzistencën e këtij komuniteti. Piktorët do të jenë së bashku disa ditë duke pikturuar në zona të ndryshme të Shqipërisë së Mesme dhe pikturat e tyre do të bëhen pjesë e një galerie arti në UET dhe një ankandi pikturash. Piktorët që marrin pjesë këtë vit, vijnë nga një traditë e mjeshtri pikturimi por edhe të spikatur për modernitetin në skenën e arteve pamore, këta janë: Kujtim Buza, Ardit Boriçi, Zaim Elezi, Nikolin Ivanaj, Bernard Shijaku, Luan Boriçi, Petrit Duriçi etj.

“Një grup piktorësh të cilët me artin e tyre do paraqesin pjesët më të bukura, në telajo mjedise të rrethit të Tiranës, dhe më pas do hapet ekspozita në hollin e UET. Mund të themi që tani, është krijuar një fond i mrekullueshëm i këtyre piktorëve me vepra arti nga rrethi i Tiranës, dhe mund të themi se kemi gati të përuruar një galeri artesh, e në një të ardhme të afërt me krijimin e departameteve të artit në UET, që do të konkurrojë me çdo aktivitet artistik në Shqipëri por edhe jashtë. Pikorët punojnë me shumë pasion për 4-5 ditë të aktivitetit të tyre, që secili në mënyrë origjinale paraqet mjediset e Shqipërisë së mesme”, ka thënë Kapexhiu, dje në takimin e nisjes së këtij rrugëtimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *