• |
ide | kryesore

VIDEO/ Sulmohet me bojë piktura e Gustav Klimt në Vjenë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
klimt



Aktivistët e mbrojtjes së klimës në Austri kanë sulmuar një pikturë të Gustav Klimt. Ata hodhën mbi xhamin që mbulon pikturën një lëng të zi. Anëtarët e Letzte Generation Österreich (Austria e Gjeneratës së Fundit) njoftuan në Twitter se kishin shënjestruar pikturën “Vdekja dhe Jeta” e vitit 1915 që ndodhet në Muzeun Leopold në Vjenë.

Qëllimi ishte të protestonin kundër përdorimit të karburanteve fosile nga qeveria e tyre. Pasi hodhi lëngun mbi veprën e artit, aktivisti u shty nga një roje muzeu. Një tjetër aktivist ngjiti dorën e tij në xhamin mbi pikturë. Për fat të mirë piktura nuk u dëmtua. Grupi tha se ata po protestonin kundër “shpimeve të naftës dhe gazit”. Ato ata i quajnë “një dënim me vdekje për shoqërinë”.

Në një video të cilën grupi e postoi në internet, dëgjohet një nga aktivistët duke bërtitur: “Ne e dimë problemin prej 50 vjetësh. Më në fund duhet të veprojmë, përndryshe planeti do të shkatërrohet”. Pas sulmit, policia mbërriti në muze. Boja e zezë, të cilin aktivistët e kishin futur në një shishe me ujë të nxehtë nën rroba u pastrua nga xhami mbrojtës. Ekipi i restaurimit konfirmoi se piktura nuk ishte dëmtuar.

Hans-Peter Wipplinger, drejtori i muzeut tha se shqetësimet e aktivistëve të klimës ishin të justifikuara, “por sulmi ndaj veprave të artit është padyshim mënyra e gabuar për të arritur qëllimin e parandalimit të kolapsit të klimës”. Ai i bëri thirrje grupit që të gjejë mënyra të tjera për të bërë të ditur shqetësimet e tyre. Vepra e Klimt është një pikturë vaji në kanavacë në stilin Art Nouveau. Ajo përshkruan vdekjen në anën e majtë dhe një grup njerëzish pjesërisht të zhveshur, të përqafuar në të djathtë.

Rastet e tjera

Kjo është një nga veprat më të fundit të artit e vënë në shënjestër nga aktivistët e klimës në muajt e fundit. Në Gjermani, u hodh pure patatesh në një pikturë të Claude Monet. 

Ndërsa grupi britanik “Just Stop Oil” hodhi supë me domate mbi pikturën “Sunflowers” të Vincent van Gogh në Galerinë Kombëtare të Londrës muajin e kaluar. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Ketyre lgbt-ve te ekstremit te majte duhet tju shkerdhesh robt. Trushplare muti, kavie te elites qe keta i nxjerrin te protestojne per “ndotjen e mjedisit” nderkohe qe ata qe financijne keto robqire shkojne me avion privat per te bere shopping ne vende te ndryshme. Sigurisht, co2 i avionit te tyre personal nuk ndot ambjentin🤪, por ama bajgat e lopes po:).

  2. Është akuzuar si familje me lidhje kriminale dhe e financuar nga njerëz të korruptuar, dhe bizneset e tij dhe djalit të tij lulëzojnë ilegalisht në mes të Tiranës pa guxuar t’i shkojnë tatime tek dera. Ylli Ndroqit i kanë marrë dhe tokat e babait në katund, ndërsa djalit të Sali Berishës i shkojnë si mysafir në televizionin që financohet nga paratë e vjedhura në kohën e pushtetit të babait tij,salihu ja miratoje ligjigjin ne kuvend disa muaj para zgjedhjeve 2013 donte vota nga bythqiret,tani i keni dhe ne pd o cecene bythqirat gazi,boci,shehaj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *