• |
ide | kryesore

Miku i Ramës dorëhiqet nga qeveria italiane, akuzohet për vjedhje pikturash

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sgarbi



Vittorio Sgarbi dha sot dorëheqjen nga detyra e tij si nënsekretar i ministrisë së Kulturës në qeverinë italiane. Ndaj tij ka nisur një hetim për vjedhjen e një pikture që u shpall e zhdukur në 2013-ën. Sgarbi është një emër mjaft popullor në politikën italiane dhe mjaft i lidhur edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama me të cilin edhe kanë bashkëpunuar në aktivitete kulturore. Sgarbi ka qenë disa herë mik i Ramës gjatë pushimeve të verës në bregdetin e jugut shqiptar.

Gjatë deklaratës së dorëheqjes në Milano ai i mohoi akuzat, por tha se po largohej për të shmangur çdolloj konflikti interesi në hetimet që po kryhen. Prokurorët po hetojnë mbi akuzat se Sgarbi, një kritik i njohur arti, vodhi dhe modifikoi një pikturë të shekullit të 17-të. Piktura e quajtur “Kapja e Shën Pjetrit” u raportua e vjedhur në vitin 2013. Piktura e Rutilio Manetti, një ndjekës i mjeshtrit barok Caravaggio, ekspozohej dikur në një kështjellë në rajonin verior italian të Piemontes.

Sgarbi akuzohet se ka ndryshuar pikturën duke shtuar një qiri në këndin e sipërm, për të fshehur origjinën e saj. Politikani thotë se e ka gjetur veprën gjatë restaurimit të një vile të blerë nga nëna e tij më shumë se 20 vjet më parë. Ai thotë se piktura e tij është origjinale, ndërsa ajo që është raportuar e vjedhur në vitin 2013 ishte një kopje. Denoncimi u bë nga një investigim i programit “Report” në RAI.

Pronari i kështjellës, i cili raportoi për vjedhjen e pikturës, u tha gazetarëve se ajo ishte prerë nga korniza. Ajo tha gjithashtu se një mik i Sgarbit kishte vizituar më herët pronën e tij dhe kishte shprehur një interes për të blerë veprën. Në program u zbulua se një mik tjetër i Sgarbit kishte çuar një pikturë të dëmtuar të quajtur “Kapja e Shën Pjetrit” te një restaurator.

Thuhej se ajo kishte një vrimë me të njëjtën formë si një pjesë e kanavacës së prerë nga korniza e kështjellës së Piemonte në vitin 2013. Kur vepra e restauruar u ekspozua nga Sgarbi në vitin 2021, piktura kishte të shtuar një qiri në këndin e sipërm.

Sgarbi po përballet gjithashtu me akuza për një tjetër një pikturë që i atribuohet artistit francez Valentin de Boulogne, me vlerë 5 milionë euro, e cila u sekuestrua nga policia në Montecarlo. Sgarbi po hetohet nga një prokuror për eksportimin e paligjshëm të pikturës. Ai thotë se ajo është një kopje që nuk i përkiste atij. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Kaq. ME mut jane te lyer cifti I Surrelit sa na vjen turp te themi jemi Shqiptare kudo qe ndodhemi !KETO felliqesira duhet te Largohen po I ka ngel pak seder! thotë:

    SI. GJITHMONE. MIQTE E KRYEHAJDUTIT JANE HAJDUTA DHE. MIKESHAT E HAJDUTES SE. SURRELIT JANE. ESKORTA ? RASTESI QE KY CIFT I URRYER KANE NE RRETHIN E TYRE HAJDUTE. ESKORTA E TE TJERA ,,,,

    1. Kaq gonorre qe eshtë kryeçingia e gjate…
      Vetem nje lavire si kjo lind pisanjozja mund ti pershtatej dhe ta duronte!
      Hesap laviresh dhe pjelle sigurimsash perdhunues.

  2. Deformimi, tjetërsimi, grabitja dhe shkatërrimi i pronës publike ka nisur që në vitin 1992, kur dishepujt “blu” të “terapisë shok” u vërsulën me pisha në duar dhe i vunë flakën Shqipërisë, dogjën fabrika, uzina, kombinate, punishte, vreshta, plantacone me mollë e kumbulla, grabitën pasuritë e mbetura më “duar të pastra”, në emër të një lufte absurde kundër komunizmit, nga ish-komunistë fanatikë dhe plangprishës, që duke djegur gjithçka, donin të mbulonin gjurmët e krimit dhe të vjedhjeve galopante, që do të ndërmerrnin më vonë, ditën për diell. Pas kësaj, nisi ndërtimi i ologarkisë politiko-financiare të Oborrit Blu rreth Doktorit, u cili u bë simbol i babëzisë dhe i qeverijses për intersa private abuzive dhe korruptive të këtij Oborri.Lapsi mos harroni me qellim zgarbi ka qene mik dhe me salihun serb

  3. I pa emër 09:13!!!
    Harrove të përmendësh Nanon që që iniciatori i shkatërrimit të ndërmarrjeve dhe 80%.
    E bëri me qëllim që të linte fushë të djegur PD.
    Dhe o i dashur mos bë se i di të gjitha. PP e bija e saj PS e tani rilindja me qëllim antishqiptar e kanë sabotuar qeverisjen e PD vetëm për qëllim të pasuroheshin. Dhe një pyetje . Kush janë më të pasurit në Shqipëri??
    Besoj se e di mirë!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *