• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Një i ri kapet me 800 mijë euro në makinë dhe patentën e Saimir Tahirit, policia fsheh ngjarjen

Lajme, Të fundit


Kreu i opozitës Lulzim Basha denoncon një rast të rëndë në Elbasan, ku një person është arrestuar nga policia pasi nuk ndaloi në postbllok dhe më pas gjatë kontrollit iu gjetën në makinë 800 mijë euro dhe dy dëshmi aftësie për drejtim automjeti në emër të Saimir Tahirit.

Sipas Bashës, ky rast nuk është bërë publik nga Policia e Shtetit.  Kreu i PD kërkon që prokuroria ta hetojë ngjarjen e fshehur sipas tij me urdhër të Edi Ramës.

Më poshtë postimi i plotë i Bashës në Fb.

Burime të sigurta informojnë se:

“Me date 01/11/2017 eshte arrestuar nga policia e Elbasanit shtetasi Orest Lefter Sota sepse nuk i ka ndaluar postbllokut te policise. Gjate kontrollit ne automjet i jane gjetur dhe sekuestruar 800 mije Euro dhe dy deshmi aftesie per drejtim automjeti ne emer te Saimir Tahirit. Ky rast nuk eshte bere publik ne njoftimet qe ben policia.”

Duke denuar ashpersisht fshehjen e kesaj ngjarje kriminale nga Haki Cako dhe Fatmir Xhafa me urdher te Edi Rames, i kerkoj prokurorise te hetoje e te mos shmange nga pergjegjesia autoret dhe urdheruesit e ketij akti mafioz.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *