• |
ide | kryesore

Kush është “dora e zezë” që përmend Saimir Tahiri?

Lajme, Të fundit



Në daljen për mediat, Saimir Tahiri foli disa herë për një “dorë të zezë” që ishte kundër tij në gjithë këtë proces. Ai vetë nuk zbuloi se kush fshihej pas saj.

“Kam diçka me rëndësi, që dua ta ndaj me ju dhe publikun, sepse besoj se e vërteta nuk rri dot fshehur sado të mundohet e sponsorizojë “dora e zezë” që fshehtas e filloi më mua e po vazhdon më shumë akoma tani e ndoshta më keq pastaj” – tha Tahiri që në një tjetër paragraf shtoi: “Ju kujtohet se në datë 24 Tetor 2017, pra vitin e kaluar, dola në konferencë për shtyp dhe deklarova duke treguar edhe dokumentacionin nga Italia, se ndaj meje nuk kishte asnjë hetim.

Atëherë, “dora e zezë” që me paratë e oligarkëve bredh poshtë lajmeve dhe emisioneve, lëvizi fort për të thënë se letrat që tregova, ishin të falsifikuara. Po atë ditë, i premtova publikut se hetimi i prokurorisë shqiptare nuk më mjafton për të vërtetën time përballë shqiptarëve. Dhe bëra atë që nuk ka bërë asnjë politikan shqiptar…” – tha ish-ministri i Brendshëm.

Në një tjetër pjesë të deklaratës së tij, Tahiri tha: “Gjykata Italiane miratoi kërkesën e Prokurorëve të Antimafias dhe unë kam sot vendimin e Gjykatës, ku miraton kërkesën e Prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj meje. Çuditërisht mëndja e ligë dhe “dora e zezë” që dosjen e kësaj çështje e solli që ditën e parë nga Italia në Shqipëri duke u kujdesur t’ia shpërndaj me lezet medieve, këtë vendim pozitiv që ka të paktën disa muaj që ka dalë nga zyra e prokurorit për në Gjykatë, as e gjeti, as e tha e as e shpërndau.

Çështja është: “Kush është “dora e zezë”? Shpresojmë që Tahiri ta zbulojë një ditë. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. dora e zeze eshte vete tariri qe nga prokuroria duhet ti zbuloje petat laknorit pö cfare me bo se prokuroria ehte ne dore te nafijeve qe tundin dybekun

  2. Dora e zeze eshte erjon veliaj.keta jane ne lufte te eger mes tyre dhe jane gati ta shqyejne njeri tjetrin ne kuptimin e mirefillte te fjales.por tahiri eshte thjesht nje karte e djegur qe kercenon ish shoket me prova se te tjereve tju rruaje bolet. edvini po perpiqet ta ricikloje ndoshta me perspektiven per te krijuar parti te re.rilindjes po i vjen fundi.kjo eshte e qarte.kot perpelitet rama me keto filma.e ka humbur mbeshtetjen e nderkombetareve dhe po e mbyll ciklin me turp e faqe te zeze ashtu sic e filloi.

  3. Ne nje film humoristik italian , nje kalimtar i bene nje miresi nje bariu qe ishte duke kullotur dhent dhe per respekt bariu i thote zgjidh delen me te mire dhe merre . Dhe kalimtari i thote : ja dua ate delen e zeze . Ne kete çast kamera fokusohet mbi kopene e deleve qe ishin mbi 300 koke dele, te gjitha te zeza.
    Ne rastin e Tahirit ju kekoni te gjeni doren e zeze ? A ka ndonje dore te bardhe ose te pakten me njolla te bardha, sikur nje te vetme ? Te gjithe politikanet tane i kane duart me te zeza se vete e zeza dhe vazhdojne ti nxijne nga dita ne dite . Me vjen keq per kete vend dhe keta njerez te vuajtur qe nuk e meritojne kete menxyre qe po i bejne keta politikan te pa din e iman . Edhe m** ka me pak ere sesa zhuli i pisllikut te ketyre monstrave te politikes sone .

    1. Një polic i tahirit, në kohën e patrullimit për hashash, kap një hajdut që kishte vjedhur nja 2-3 dele të një bariu në stan. Polici e ve përpara hajdutin dhe nisen për në stan për ti a dhënë delet bariut.
      Takojnë bariun, hajduti i jep delet dhe polici e lëshon.

      Bariu në shenjë falenderimi i thotë policit të zgjedhë një dash apo dele kë të dojë.

      Polici ia ve syrin njërës dhe e vendos mbi shpatulla dhe niset të ikë.

      Pasi kishte bërë disa metra dëgjon bariun që i thërret: O polic ndalu se ke marrë qenin.

  4. Cfare i di Shqiptaret o Tahir, kar si vetja? Ka nje shprehje per tipa si ty qe e mbajne veten si nona shkathtesise. “Sa del ti me bo shurren, gruja i ka fut nji te qime me dashnorin”

    Eshte fiks per ty se e ke dhe goxha pelë vlla te forte

  5. Mafioz, me teper i shitur me skenat qe na paraqitet se sa te vertetat me bemat e ketij cirkuisti qe ka gati nje vjet, qe po kercen si karkalec, deri sa ka gjetur alibite. Po a ka minister qe te lejoi qe vendi te mbushet me droge, a ka minister qe me tere ish shefat e komisariateve te bente pazare per kanabisin, a eshte ky, qe ata qe i emeronte, i vinte vetem per kete problem, por, a jane po keta ish komisar qe jane arratisur, e nga se? Sepse ishin bashkepunetore te ketij mashtruesi. Por pergjimet italiane nuk e kane nxjerre qe ky direkt ka shkelur ligjet italiane. por ligjin e bashkepunimin me bandite ky bandit e ka bere ne shqiperi , pra i lidhur me kokat shteterore dhe me drogistet ne itali, qe e kane permendur ne disa fashikuj per maredheniet etije ne bashkepunim per qarkullime parashe. Me makinen, e skafin, pse nuk e thote se c;ka bere, apo ka ne dore alibine, e krekoset se kujto se po ishpeto drejtesise. Kohe zgjatja, e nderrimi i prokuroreve ka qene tendencioz e i qellimshem, per te ardhur deri ne sfumimin e fajit te ketij pasardhesi komunist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *