• |
ide | kryesore

Lirimi i Saimir Tahirit/ Pika që derdhi gotën e frustrimit të Juri Kim

Arkiva, Kryesore, Lajme
Vangjush Dako Yuri Kim



Një lider i mirë i fsheh pasiguritë. Përndryshe reflekton dobësi. Por kur Edi Rama foli për Vangjush Dakon ai tha vetëm se “Diçka ka ndodhur!” duke lënë të kuptohet se nuk ishte në brendësi të mekanizmit që çoi në qeli ish-kryebashkiakun e Durrësit. Dikur, Dakon e kishte shpallur publikisht si mikun e tij, edhe pse “non grata” nga SHBA.

Kuptohet se fuqinë për ta përdorur SPAK, përveç Ramës, e ka edhe ambasadorja amerikane Juri Kim. Si për të konfirmuar se goditja erdhi me porosi të “Rrugës së Elbasanit”, në mbrëmje ata darkuan bashkë në rezidencën amerikane.

Para arrestimit të Vangjush Dakos, Juri Kim kishte pësuar një zhgënjim të fortë për lirimin e Saimir Tahirit nga burgu. E zhveshur nga kostumi i diplomates, ajo shpërtheu me një deklaratë plot kërcënime për “ata që ndihmojnë miq të fuqishëm”.

Gjyqi i Saimir Tahirit ishte ndjekur në vijimësi nga një përfaqësues i ambasadës amerikane, që kërkonte dënimin e tij. Kur Tahiri u burgos, Kim thirri “fitore”. Lirimi i Tahirit dhe arrestimi i Vangjush Dakos lidhen përmes ambasadës amerikane. Por a ishte vetëm kaq? A mjaftoi vetëm nxjerrja nga burgu e Saimir Tahirit për të nxjerrë nga konturet diplomatike ambasadoren amerikane? Arsyet janë më të thella se kaq.

Kim është në fund të mandatit të saj dhe pas po lë një bilanc negativ. Sepse vitet e fundit, SHBA shpalli disa persona non grata. I vetmi prej tyre që e ka pësuar është Vangjush Dako.

Kulisat e arrestimit/ Prangat për Dakon një kalkulim politik

Për Sali Berishën, shpallja non grata ishte një motiv për të dalë nga pensionimi ku kishte përfunduar. Që nga maji i vitit 2021, Berisha është riaktivizuar në politikë dhe ka mbledhur pas vetes shumicën e popullit opozitar. Në zgjedhjet e fundit, në 14 Maj, kandidatët e Berishës morën rreth 500 mijë vota duke e shndërruar atë në një faktor politik, e pamundur për t’u shpërfillur. Kandidati i PD-së së Lulzim Bashës, që pati mbështetjen e Edi Ramës, të Juri Kim dhe të gjykatave doli i katërti në Tiranë.

Shifrat/ Si u bë parti e tretë PSD e Tom Doshit

Tom Doshi, që pasi u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri një hap të vogël pas duke dhënë dorëheqjen si deputet. Por në zgjedhje ka vetëm rritje. Në 14 Maji, PSD e drejtuar nga “non grata” pati një kërcim të madh dhe shqiptarët i dhanë afro 90 mijë vota dhe mbi 100 këshilltarë bashkiakë.

Adriatik Llalla fiton statusin e Azilantit Politik në Itali

Adriatik Llalla, ish Prokuror i Përgjithshëm u dënua nga gjykatat shqiptare sipas udhëzimeve të ambasadës amerikane, por ai nuk bëri asnjë ditë burg. Sot është në Itali, ku ka përfituar azil politik dhe duket se do t’i shpëtojë dënimit, që u rekomandua nga ambasada amerikane.

Aqif Rakipi, i sanksionuar nga Thesari i Shtetit për korrupsioni, aktivitet kriminal dhe sjellje destabilizuese sot nuk është deputet, por djali i tij Ornaldo Rakipi është një ndër yjet në ngjitje të Partisë Socialiste. Në zgjedhjet e 25 Prillit Ornaldo Rakipi theu herësin me rreth 12 mijë vota në Tiranë, ndërsa në Elbasan një tjetër kandidat pranë Aqif Rakipit mori më shumë se 11 mijë vota. Në zgjedhjet e 14 Majit, Rakipi ishte sërish aktiv në fushatën për bashkinë e Vorës.

Duke parë se çfarë ka ndodhur me non gratat, kuptohet se sanksionimi nga SHBA nuk është fundi i botës. Përkundrazi, në disa raste ka qenë një motiv për t’u ringritur në karrierën politike.  Më shumë se mbi Berishën, Doshin, Llallën apo Rakipin politika me “non grata” po rëndon sot mbi Juri Kim.

Prandaj, lirimi i Tahirit nga burgu ishte pika që derdhi gotën e frustrimit të një bilanci negativ për ambasadoren amerikane. për një reformë në drejtësi që nëse nuk e kapin amerikanët, do ta keqpërdorin socialistët./Lapsi.al



13 Comments

  1. Gjell qensh
    Kta të ambasadës kan bo nji hale me lekë, tu shit projekte fondacionesh si reforma çudibërëse, ata andej në usa kan pa që kta ktu jan pasuru, dhe jan tu i kërku llogari pse jo vetëm që vetingu deshtoi dhe ska rezultat as fare por opinioni publik i sheh kta të ambasadës si qeveria njësoj të korruptuar. besueshmeria e usa ka shku n fund, Por siç.duket edhe paret që kan ndarë nuk janë mjaftueshëm, kshu që duhen koka gjushrash se tahiri doli.
    duhen koka të reja per shfaqjen me drejtesi te dirigjuar, duhen gjushra që të vazhdojë cirku se po mbaroi muzika ngelin në kom t gjithë se ska karrige fare . Ne amerike po s hudhe lekët të zhduk konkurrenca.
    Lu ja hudhi bythës, kimetja ësht me kom hap, ai që do vijë do i ngeli në dorë

    1. Sa qesharak😀😀 që bëheni, dhe jeni ju o psedo (gazetar) ose ju o Bushat, me Armando, me kesi lloje shkrimesh. Rama, Saliu dhe Meta jane njësoj Turq – Komunista lindo. Rrofte bota demokratike perëndimore, 🇦🇱🇪🇺🇺🇲

  2. Pse Berisha dhe argatët e tij politiko-mediatikë, mërziten pas çdo arrestimi të zyrtarëve të lartë?Ti je nje rroteKari ekselent i shpellkareve maloke te foltoresSalih

  3. Ky koment i ketij idioti te fundit, tregon qarte se kush e cka mbledhu qelbesira rilindje.Kaq. Shkruesi i ka vene vulen ne fund, me se reale, atyre zarbove mos pelqyes duhet tu vijne trute ne vend e te mos banalizojne autoret, se fundja parrti Rilindje,,eshte e na qenka gjerizi i te gjitha maskaralleqeve me maskarenj dobice kuqalesh.

  4. Ketij Rames ju futen te gjith shoket e ngusht ne burg, do ngelet vetem ky. Se di Yuri qe peshku qelbet nga koka? Deri tani SPAK ka fut mren vetem keta te rilindjes, po gallata eshte qe me shum merzitet Saliu kur futet ndonjeri brenda. Hajde merre vesh. Nga ana tjeter Salikja u merzit per Tahirin qe pse doli, i bejn llogarit Tahirit se sa duhet te rrinte brenda. Salikja ca ska ber, me vjedhje e me vrasje, ta provoj njeher te bej dhe ai nja dy vjet burg, eshte kollja me bo bythqirin me bythen e tjetrit. Po Salikja ka vec alibi, ska faje.

    1. Se harrova te shtoj, Gjushi si al kapone qe u denua per evazion fiskal. Edhe ky per nje tender ne 2012 kur ky ca ska ber dmth. Megjithate mir eshte qe futen brenda ca nga keta. U ka then Rama qe nganje cik burg per partin do ta bejm, hani pini po beni dhe nga icik burg

  5. Do tregoje Gjushi sa dallare i kerkoi agjenti special i FBI, Mek Gonikar, kur e coi keshiltari i KM – se, Ducka apo Kucka, e coi ne takim me te ne Viene?

  6. Filma te kohes se korrupsionit qe te korruptuar deri ne fyt, kjo qeveri e partia sekt e ka virusin me te keq qe eshte pare e degjuar. E megjithate vazhdon vjedhja e mashtrimi, e kodoshet qeveritare rilindas, na shiten te ndershem, se gjoja po luftojne vehteveten me lojra SPAKU, e akuza limonade para gjemes qe keta kope abuzuesish klasik kane bere. Deshtimi e kapitullimi eshte sheshit i drejtesise sone te komanduar.Filmi e lojrat per opinion nuk dihet se sa vazhdon, kurr kemi pare e degjuar qindra denoncime e akuza ne SKAP, e skapi mbush arshiven e i ben jastek per te fjetur mbi ta.Na bejne te qeshim me ironi ne kesi veprimesh, na kujtojne per budallej por edhe me pak fjale ia themi ketyre sherbetoreve te pushtetit, se VETEM DREJTESI NUK KERKOJNE, E ZBATOJNE,kjo shihet qartazi ne mos veprim, sepse se pari i kontrollohet pasuria, e i sekuestrohet, izolohet. Per te tjere kane vepruar keshtu qe skishin perkrahje politike, per kokat e bashkepunetoret e qeverise, e miqt e kryebandititRamaSpaku manovron qe ta nxjerre si pa lagur. Ky eshte pushteti i pushtueseve rilindas.

  7. PARODI

    NËNA PARTI

    Të qofsha falë o nënë parti,
    askund në botë nuk ka si ti,
    më deshe shumë, sa më s’ka,
    qofsha intrigant apo maskara.

    Doje të më mbroje me bunker,
    që të strehohej dhe baba Enver,
    me vigjilencë ruajtëm kufi e derë,
    armiku nuk na sulmoi asnjëherë.

    Armikun e kishim në gjirin tonë,
    ky i paudhë babën nuk e dëgjon,
    por nëna dihet e babai mbase jo,
    turp për atë që nënën s’e do.

    Më rrite të varfër me tollona,
    prej doku i vishja ato pantallona,
    mishi, kafeja e të tjera me racion,
    por kishte nder e jo prostitucion.

    Kisha nder por aspak lirinë,
    për çdo gjë dëgjoja partinë,
    ti na doje pa njollë në biografi,
    të pastër si ti o nëna jonë parti.

    Bëmë plot punë e madje vullnetare,
    lumturia dihet nuk blihet me pare,
    ndërtuam pallate, fabrika e uzina,
    nënat e popullit i quajte heroina.

    Populli i lumtur për heronj s’ka nevojë,
    ti urdhëroje e ne bindeshim njëlloj,
    në fakt direktivat i jepte baba Enver,
    kush s’bindej, burg a internim perhërë.

    Baba ishte si Zot, por vdiq një ditë,
    qau populli i tërë, gjëmën s’kish pritë,
    ti nuk e durove dot atë tragjedi,
    pas pak vitesh, re o nënë edhe ti.

    Ti aty ishe por emrin të ndryshuan,
    në 45 vite kaq shumë të duruan,
    kopilat patën turp që të patën nënë,
    ty të mohuan, këta në baltë të lënë.

    30 vite bënë sikur bijtë e tu s’ishin,
    në gjak genin e diktatorit kishin,
    por këta kopila u pasuruan shumë,
    drejtësia nuk i kapi, i hëngri veç mun.

    Më parë ishim të barabartë në varfëri,
    kurse sot në demokraci shkërdhatokraci,
    ku i vetmi mbret është pabarazia,
    plot me hajdutë dhe horra është partia.

    Universitetin po e mbarojnë dhe gomerë,
    jo me planifikim si në kohën e babës Enver,
    këtë na e shesin për liri e përparim,
    tani veç papunësi, emigrim e dëshpërim.

    Tani s’ka heronj por lumturi nuk ka,
    si u prish kështu kjo dreq dynja?
    Na e prishi paraja dhe korrupsioni,
    eh sa gabim bëni që Enverin s’e doni!

    Sidoqoftë kudo që të shkoni në botë,
    dëgjoni një fjalë të urtë që ju thotë,
    në qofsh i mirë, i keq,i zgjuar a budalla,
    nëna të do pa kushte, si ajo nuk ka!

    Pikërisht se të do prandaj të ndëshkon,
    që të përmirësohesh kur gabimin s’kupton,
    prandaj nënës t’i bindemi për gjithshka,
    se për ne është i vetmi Zot, Perëndi e Allah!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *