Një person ka hapur zjarr në një kishë në Teksas, duke lënë dhjetëra persona të vdekur.
BBC raporton se sulmi ndodhi në Kishën e Parë Baptiste në Sutherland Springs, në Wilson County.
Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave, por dëshmitarët thanë se një burrë i armatosur po ecte brenda kishës dhe hapi zjarr pak para orës 10.30 me orën lokale. Policia mbërriti menjëherë në vendgjarje, por tani çështjen në dorë e ka marrë FBI-ja. Raportohet se atentatori është vrarë pak pas masakrës që kreu në kishë, por ende nuk është dhënë një version zyrtar si ai gjeti vdekjen.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbot reagoi për ngjarjen. Ai falenderoi autoritetet për punën që po bëjnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë dhe ngushëlloi familjet e viktimave.
Është ende pa qartë se kush është autori i sulmit dhe nëse i përkiste një grupi radikal apo një veprimi individual. Kujtojmë që pak ditë më parë në Manhattan një 29-vjeçar nga Uzbekistani vrau të paktën 8 persona dhe plagosi 11 të tjerë, shumicën e tyre fëmijë. ©LAPSI.AL