• |
ide | kryesore

Vdes një i dënuar në burgun e Zaharisë në Krujë, nën akuzë polici i burgut

Lajme, Të fundit


Një i burgosur ka ndërruar jetë në burgun e Zaharisë në Krujë. Policia njofton se viktima është 49-vjecari me inicialet F.A, banues në Progradec. Dyshohet se shkak i vdekjes të jenë problemet që ai kishte me zemrën.

Për ngjarjen policia ka referuar materialet hetimore në Prokurori në ngarkim të policit të burgut, shtetasit D.C, 37-vjec, banues në Fushë Krujë.

“Më datë 05.11.2017, rreth orës 06:10, në spitalin e Krujës, ka ndërruar jetë shtetasi F.A. 49 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar në I.E.V.P. Zahari, Krujë pasi ka shfaqur probleme kardiake. Po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes”.

Punonjësi i burgut akuzohet për veprën penale Shpërdorim detyre, parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *